Lajme
Mbi 200 milionerë bëjnë thirrje për taksa më të larta
Në një letër drejtuar liderëve botëror që marrin pjesë në Forumin Ekonomik në Davos, mbi 200 milionerë u kanë bërë thirrje për taksa më të lartë për individët ultra të pasur për “të mirën tonë të përbashkët.
Letra, e publikuar sot në faqen e internetit ‘costofextremewealth.com’, është nënshkruar nga milionerë të 13 vendeve të ndryshme.
Sipas autorëve, letra është një apel për liderët botëror që të vendosin taksa më të larta për super të pasurit.
“Ju, përfaqësuesit tanë në botë, duhet të na taksoni neve ultra të pasurve dhe duhet të filloni tani. Është një investim në të mirën tonë të përbashkët dhe një të ardhme më të mirë që ne të gjithë e meritojmë dhe si milionerë ne duam ta bëjmë atë investim”, thanë ata.
Ndër nënshkruesit e letrës janë aktori amerikan Mark Ruffalo dhe producentja amerikane Abigail Disney, stërmbesa e Walt Disney-t.
Milionerët edhe në vitin 2022 iu drejtuan në një mënyrë të ngjashme krerëve të shteteve dhe qeverive në Davos.
Sipas organizatës joqeveritare ‘Oxfam’, më të pasurit në botë në dekadën e fundit kanë rritur pasurinë e tyre me 50 për qind.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










