Lajme
Itali: Mes shumë artistëve, prezantohet puna e piktorit Ramë Beqiri
Salloni i artit në Bolonia do të mbledhë artisë të shumtë nga mbarë bota. Mes tyre do të jetë edhe piktori shqiptar në Zvicër, Ramë Beqiri, shkruan albinfo.ch.
Aktiviteti do të mbahet nga data 2 shkurt deri më 6 shkurt.
Në këtë sallon galeritë e ndryshme nga bota prezantojnë punët e tyre me artistë të njohur. Ani pse konkurrenca ishte e madhe, piktori Ramë Beqiri ishte një nga të përzgjedhurit.
Galleria De’ Marchi ka përzgjedhur ta prezantojë punën e piktorit shqiptar dhe të një artisteje nga Shqipëria, Rudina Simicija dhe Marco Randazzo, një artist italian.
Kujtojmë se 2022-shi ishte vit shumë i suksesshëm për artistin Ramë Beqiri, lidhur me pikturat dhe ekspozitat e tij në shumë shtete, me theks të veçantë në Zvicër.
Viti 2023 për të ka nisur mbarë dhe priten shumë projekte të reja nga piktori Beqiri.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor