Lajme
Pashke Marku 500 gola në Superligën e Zvicrës
Aloja e Kombëtares së Kosovës në hendboll, Pashke Marku, vazhdon të shkëlqejë në Superligën e Zvicrës.
Marku për kohë të gjatë është pjesë e skuadrës Kreuzlingen, ndërsa së fundi ka kaluar shifrën e 500 golave në Superligë. Për këtë shifër jubilare të Pashkes ka njoftuar faqja zyrtare e federatës zvicerane.
“Pashke Marku e HSC Kreuzlingen ka kaluar kufirin e 500 golave në nivelin më të lartë të hendbollit zviceran. 23-vjeçarja ka luajtur në HSC që nga viti 2011 dhe ka pasur karrierë impresionuese si juniore. Ajo si 13-vjeçare ka luajtur me ekipin U19. Me 15 vjet është bërë e rregullt në ekipin e parë të Kreuzlingenit. Pas një qëndrimi të shkurtër te Spono Eagles, ajo u kthye në vitin 2019 dhe ishte pjesë e rëndësishme e Kreuzlingenit që atëherë”, shkruan “handball.ch”, përcjell albinfo.ch.
Marku është prej lojtareve kryesore edhe në Kombëtaren e Kosovës. FHK-ja e uron për shifrën jubilare të golave.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës