Lajme
Ka marrë pa të drejtë 500 mijë franga të kredisë Covid: 9 muaj burg për mashtrim
I akuzuari kishte marrë kredinë për Covid mbi bazë të informacioneve të rreme, duke shfrytëzuar gjendjen e jashtëzakonshme në vitin 2020

Për shkak se një person kishte marrë pa të drejtë një kredi Covid prej 500,000 frangash nga qeveria federale, ai është dënuar me burg. Kështu ka vendosur Gjykata Penale në Luzern, transmeton albinfo.ch.
Gjykata e ka dënuar 42-vjeçarin me 33 muaj burg pjesërisht me kusht ndërsa ai duhet të mbajë nëntë muaj burg efektiv. Gjykata e ka shpallur fajtor atë ndër të tjera për mashtrim dhe falsifikim, shkruan agjencia e lajmeve Keystone-SDA.
Ai kishte marrë kredinë për Covid mbi bazë të informacioneve të rreme. Ndihma e urgjencës federale ishte menduar për kompanitë e vogla dhe të mesme që ishin në vështirësi financiare të shkaktuara nga pandemia korona.
I akuzuari kishte shfrytëzuar në mënyrë të paskrupullt gjendjen e jashtëzakonshme në Zvicër në mars të vitit 2020 për t’u pasuruar, thuhet në aktakuzën, transmeton albinfo.ch. I akuzuari më parë drejtonte një kompani që kishte falimentuar në vitin 2018.
Aktgjykimi është përfundimtar. Ai ka ardhur në procedurë të shkurtuar, që do të thotë se i akuzuari ka pranuar pretendimet e prokurorit publik dhe dënimin.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë Familja kosovare që u kthye në Kosovë pas disa vitesh qëndrimi në Gjenevë...
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
Jeta në Zvicër
-
Lista e aeroporteve më të mira në planet për vitin 2025, ja kush kryeson 20 aeroportet më të mira në botë ...
-
Uji i pijshëm rreth EuroAeroportit, i ndotur dhe i kontaminuar
-
Rreth 23 milionë lepurushë çokollate të prodhuar në Zvicër për Pashkë
-
Çfarë mbulon sigurimi shëndetësor në Zvicër për kujdesin ndaj shëndetit mendor?
-
Rregullimi i platformave online në Zvicër shtyhet sërish – kritika për vonesën