Lajme
Aeroporti i Cyrihut rrit mbi dyfish numrin e pasagjerëve në vitin 2022
Megjithatë, ky numër është ende më i ulët krahasuar me vitin para Koronës (2019), gjegjësisht arrin në 72 për qind të totalit të vitit të përmendur
Në vitin 2022 aeroporti i Cyrihut ka rritur më shumë se dyfish numrin e pasagjerëve në krahasim me një vit më parë, transmeton albinfo.ch. Gjithsej 22.6 milionë pasagjerë kanë fluturuar përmes aeroportit më të madh të Zvicrës vitin e kaluar, pas 10.2 milionë pasagjerëve në vitin 2021.
Pas një tremujori të parë, i cili ende karakterizohej nga pandemia e koronës, numri i pasagjerëve në aeroportin e Cyrihut u rikuperua ndjeshëm gjatë vitit, ka njoftuar aeroporti të enjten.
Numri i pasagjerëve në gjysmën e parë të vitit u rrit nga 15,000 në disa raste në 90,000 në ditët e pikut.
Edhe pse numrat e pasagjerëve i kanë tejkaluar parashikimet, ata ishin ende nën vitet para pandemisë së koronës. Kështu, krahasuar me vitin para Koronës (2019), numri i pasagjerëve vitin e kaluar arrinte në 72 për qind.
Numri i fluturimeve gjatë vitit 2022 ishte 216.584, që korrespondonte me një rritje prej 63 për qind. Megjithatë krahasuar me vitin 2019, numri i fluturimeve ishte 79 për qind, përcjell albinfo.ch. Gjithsej 422,153 tonë mallra janë trajtuar në aeroportin e Cyrihut në vitin 2022. Kjo paraqet një rritje prej 7 për qind krahasuar me një vit më parë.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje