Lajme

OBSH rekomandon më pak ditë izolimi për të infektuarit me Covid

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka përshtatur udhëzimet e saj për personat e infektuar me koronavirus.

Sipas rekomandimit të OBSH-së, personat e infektuar me virusin Sars-CoV-2 të izolohen për 10 ditë nëse kanë simptoma, dhe për pesë ditë nëse nuk kanë.

Më herët, OBSH-ja rekomandoi 13 ditë izolim për personat e infektuar me simptoma dhe 10 ditë për ata që nuk kishin simptoma.

Organizata rekomandoi gjithashtu teste të shpejta të antigjenit për personat e infektuar, për të parë nëse infeksioni ka kaluar për të reduktuar kohën e izolimin.

OBSH-ja i mbështeti rekomandimet e saj në 12 studime me pjesëmarrjen e pothuajse 3000 personave.

“Këto janë vetëm rekomandime. Çdo vend mund të nxjerrë udhëzimet e veta”, theksoi OBSH.