Autotech
Ndryshimi i madh në iPhonet e ardhshëm
Modelet Pro dhe Pro Max, që do të dalin këtë vjeshtë, mund të jenë të parët në historinë e Apple pa çelësa fizikë, sipas analistit Ming-Chi Kuo, ekspert në botën e Apple, i cili shpjegon detajet e iPhone 15.
Analisti nuk foli për mënyrën e mbushjes edhe nëse nga shumë anë ka indikacione se iPhone-ët e ardhshëm do të integrojnë standardin USB-C, të cilin Bashkimi Evropian e ka bërë të detyrueshëm për të gjithë telefonat inteligjentë nga fundi i vitit 2024.
Standardi i vendosur do ta shtynte Apple të eliminonte çdo lloj filli mbudhje nga telefonat e saj, vetëm në favor të energjisë me valë, duke përdorur teknologjinë MagSafe, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Duke iu rikthyer butonave, Ming-Chi Kuo deklaron se kompania Cirrus Logic do të prodhojë butonat në gjendje të ngurtë që do të zëvendësojnë ata mekanikë.
Për të simuluar presionin fizik, pjesët e kornizës ku do të vendosen aktivizuesit do të montojnë teknologjinë Taptic Engine, d.m.th., një motor reagimi haptik, përgjegjës për rikrijimin e klikimit të butonave.
Cirrus Logic duhet të jetë furnizuesi ekskluziv për këtë lloj hardueri të ofruar në iPhone 15, në mënyrë që ta bëjë atë unik në krahasim me konkurrencën.
Analisti shpjegon gjithashtu se risia mund të miratohet edhe nga iPad-ët, nëse mirëpritet nga ekspertët e industrisë dhe konsumatorët.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor