Kosova
Kurti, për “Standard”: Shqetësues, neutraliteti i Perëndimit në raport me “neutralitetin” e Serbisë
“Por ajo që më shqetëson më shumë është neutraliteti i Perëndimit demokratik në krahasim me neutralitetin e pretenduar të Serbisë”
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk beson se Serbia është e interesuar për një marrëveshje kornizë me Kosovën, transmeton albinfo.at. Në një intervistë për gazetën “Standard” (botimi i së enjtes), Kurti i referohet ndikimit rus në Beograd.
“Serbia ka një vit që është një “gubernija” ruse, d.m.th. provincë”, thekson ish-aktivisti i majtë dhe ish lideri studentor.
“Por ajo që më shqetëson më shumë është neutraliteti i Perëndimit demokratik në krahasim me neutralitetin e pretenduar të Serbisë”, vazhdoi Kurti.
Vitin e kaluar, Serbia bëri marrëveshje të rëndësishme me Rusinë në lidhje me “furnizimin me gaz të lirë rus” dhe “koordinimin e politikës së jashtme”. Përveç kësaj, politikani më i fortë prorus serb, Aleksandar Vulin, është emëruar në krye të shërbimit sekret serb, thotë Kurti për gazetën.
Që nga viti 2001, Serbia ka ngritur 48 baza operative rreth Kosovës, vazhdoi Kurti, transmeton albinfo.at. Më në fund, në dhjetor, serbët shpërthyen në veri të Kosovës dhe ngritën barrikada pasi ishte arrestuar një ish-polic serb .
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun