Lajme
Gjermania zgjeron minierat e thëngjillit për shkak të krizës ekonomike
Miniera sipërfaqësore e qymyrit Garzweiler në perëndim të Gjermanisë e cila shtrihet në 48 kilometra katrorë do të zgjerohet edhe më shumë pas urdhrave të qeverisë për zgjatjen e shfrytëzimit deri në 2030.
Miniera furnizon centralet energjitike me linjit e qymyr dhe ka një rëndësi të shtuar pas ndërprerjes së furnizimeve energjitike nga Rusia.
Por policia vendase tha se disa dhjetra të rinj të njohur si “aktivistë mjedisorë” po përpiqen të ndalojnë punën e zgjerimit të minierës, ku përfshihet dhe prishja e një fshati në veri të Rhine-Westphalia ku më parë strehoheshin rreth 100 njerëz, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.
Vendimi i zgjerimit të minierës u mor në tetor nga qeveria federale dhe ajo rajonale përfshi dhe partinë e Gjelbër ambjentaliste.
Dje aktivistët kishin lëshuar shishe e fishekzjarrë ndaj policisë para se situata të qetësohej, shkruante agjencia vendase ‘dpa’.
Aktivistët kundër zgjerimit të minierës kanë jetuar në shtëpitë e braktisura prej ish-rezidentëve dhe do të largohen së shpejti nga autoritetet.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Historia 40 vjeçare e vinjetës së autostradës Zvicra ishte vendi i parë në Evropë që prezantoi këtë lloj pagese për financimin e autostradave....
-
Presidentja e ri e Zvicrës në 2025
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?