Shqipëria
Ngadalësohet rritja e çmimeve në Shqipëri, inflacioni 7.4 për qind
Konsumi i festave të fundvitit në Shqipëri shoqërohet me rritje jo të zakontë të çmimeve në muajin dhjetor.
Por dhjetorin e kaluar ndryshimi vjetor i çmimeve ishte 7.4 për qind, duke shënuar një zbutje të ritmeve të rritjes për të tretin muaj radhazi nga 8.3 për qind në tetor dhe 7.9 për qind në nëntor, raportoi instituti i statistikave INSTAT.
Ritmet më të ulëta të rritjes lidhen me rënien e konsumin dhe uljen e çmimeve të lëndeve të para, sidomos naftës.
Rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2022 është 6.7 për qind nga 2.0 për qind që ishte në vitin 2021.
Krahasuar me muajin dhjetor 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 14.2 për qind, ndjekur nga grupet “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6.5 për qind, “Transporti” me 6.0 për qind, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5.5 për qind, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5.2 për qind, “Veshje dhe këpucë” me 3.8 për qind, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.3 për qind, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2.8 për qind, “Shërbimi arsimor” me 2.3 për qind, “Komunikimi” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 1.3 për qind secili dhe “Shëndeti” me 1.1 për qind.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 25.4 për qind, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 21.8 për qind, “peshk” me 15.7 për qind, “bukë dhe drithëra” me 15.3 për qind, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 15.0 për qind, “mish” me 13.2 për qind, “zarzavate përfshirë patatet” me 11.8 për qind, etj./tch
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Presidentja e ri e Zvicrës në 2025 Në vitin 2025, stafeta presidenciale do t'i kalojë nga Viola Amherd Karin Keller-Sutter, një anëtare e...
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane