Kosova
Mjeku që la Kosovën për pagë 7 herë më të madhe, flet për sfidat në Gjermani
Profesionistë të shumtë shëndetësorë vazhdojnë të ikin nga Kosova për të punuar jashtë vendit. Kryesisht kjo vjen për shkak të mungesës së kushteve dhe pagës.
Vetëm në vitin 2022, dyqind e pesë mjekë të rinj ikën jashtë Kosovës, derisa rreth 60 specialistë shëndetësorë e lanë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) për të vazhduar punën në spitalet private apo jashtë Kosovës.
Për mundësi më të mira se në Kosovë, në Gjermani iku edhe mjeku Flamur Llabjani.
Në një intervistë për Insajderi, Llabjani ka rrëfyer se tani paga është shumë e kënaqshme, por edhe sfidat derisa arriti të nënshkruante kontratë në Gjermani ishin të mëdha, përcjell Albinfo.ch.
Llabjani tregon se mësimi i gjuhës gjermane prej nivelit A1 deri në B2 ishte vështirë.
“Mundësia për të arritur deri në Gjermani ishte një rrugë jo vetëm e gjatë, por edhe me shumë vështirësi. Duke filluar nga kurset e gjuhës gjermane prej A1 deri në B2 në Kosovë, pastaj edhe vazhdimi me kursin shtetëror në Gjermani me nivelin B2/C1. Pas këtyre kontaktova spitalin në të cilin sot punoj, atje realizova një intervistë dhe u punëssova”, tha ai.
Llabjani thekson se paga në vendin ku punon është 7 herë më e lartë se në Kosovë. Si mjek në QKUK ai u pagua me më pak se 500 euro.
Sipas tij, në Gjermani mjekët respektohen maksimalisht.
“Për dallimet e të qenit mjek në Kosovë dhe Gjermani, do të thosha që dallimi vërehet nga porta hyrëse e spitalit e deri te personi i fundit, të cilët tregojnë një respekt maksimal për mjekun dhe po ashtu nga ana e pacientëve pranon gjithmonë një respekt të veçantë, i cili nuk ka munguar as në Kosovë“, tha ai.
Tutje, Llabjani thotë se mjekësisë në Kosovë i mungojnë shumë gjëra, por më e rëndësishmja është sigurimi shëndetësor, duke theksuar se paga nuk është problemi kryesor në Kosovë.
Megjithëse u largua nga Kosova, mjeku Llabjani thotë se do të kthehet në Kosovë.
“Qëllimi im është grumbullimi i eksperiencave të reja në Gjermani dhe me këto njohuri të kthehem dhe t’i praktikoj në vendim tim, të cilit i kemi shumë borxh, me lutjen që sa më shpejt të ketë ndryshime në sistemin shëndetësor”, theksoi ai.
Llabjani thotë se mjeku specialist pas specializimit duhet ta ketë vendin e punës e jo të sillet rrugëve pa punë./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun