Shqipëria
Shqipëri: ‘Kapelet’, vendi që po tërheq shumë vizitorë, investim nga emigrantët
Agroturizmi në Shqipëri ka marrë hov të madh zhvillimi, sidomos vitet e fundit. Ka shumë raste kur emigrantë shqiptarë që për vite të tëra kanë punuar jashtë vendit, rikthehen me investime në Shqipëri, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejmë të këtij lloj biznesi, shkruan albinfo.ch.
I tillë është rasti i një emigranti, i cili ndërtoi pikën agroturistike “Kapelet” në Linzë, që ndodhet në Malin e Dajtit, Tiranë.
Për vizitë në këtë pikë ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me familjen e tij.
“Kapelet” në Linzë, historia e suksesit të një emigranti, Arlindit, që ka krijuar një oazë unikale shijeje estetike dhe gatimi, duke ripërpunuar menunë e traditës shqiptare”, shkruan Rama në rrjete sociale.
Mali i Dajtit, vetëm 22.4 kilometra larg qendrës së kryeqytetit, 1 613 metra mbi nivelin e detit, është tjetër atraksion i mrekullueshëm për vizitorët dhe turistët e huaj që vendosin të vizitojnë Shqipërinë.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih