Lajme
Edhe Gjermania do të kërkojë test negativ për udhëtarët nga Kina
Gjermania do të kërkojë testimin e detyrueshëm të koronavirusit për njerëzit që hyjnë nga Kina për shkak të valës së infeksioneve atje, tha sot ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach.
Politikani socialdemokrat tha se rregulloret e hyrjes në Gjermani do të ndryshohen në një afat të shkurtër dhe se udhëtarët nga Kina do të kenë nevojë në të ardhmen të paktën një test antigjeni të shpejtë negativ kur të hyjnë në Gjermani, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Gjermania po u bashkohet vendeve të tjera që vendosin rregulla më të rrepta shëndetësore për të ardhurit nga Kina, pasi një rritje e infeksioneve pasoi ndryshimin e qeverisë së Pekinit të politikës së tij strikte ”zero Covid-19”.
Belgjika dhe Suedia njoftuan më herët sot se po prezantojnë testimin e detyrueshëm Covid për udhëtarët nga Kina, pasi një takim i ekspertëve shëndetësorë në Bruksel nxiti fuqimisht shtetet anëtare që ta bëjnë këtë.
Britania e Madhe, Franca, Italia, Koreja e Jugut dhe SHBA-ja janë ndër ato që kanë njoftuar kërkesat shtesë të udhëtimit për vizitorët nga Kina.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor