Lajme

Brukseli i ofron Kinës vaksina kundër COVID-19

Brukseli ka ofruar t’i dhurojë Pekinit vaksina kundër COVID-19 për ta ndihmuar atë të përmbajë një shpërthim masiv të sëmundjes pas vendimit të tij për t’i dhënë fund kufizimeve të rrepta mbarëkombëtare, shkruan “TheGuardian”.

Komisioni Evropian konfirmoi të martën se propozimi është bërë ditët e fundit nga delegacioni i BE-së në Kinë, por se ende nuk ka marrë një përgjigje.

“Në funksion të situatës së COVID në Kinë, Komisioneri Kyriakides u ka kontaktuar homologëve kinezë për të ofruar solidaritetin dhe mbështetjen e BE-së, duke përfshirë ekspertizën e shëndetit publik, si dhe përmes donacioneve të vaksinave të BE-së të përshtatura me variant”, u tha gazetarëve në Bruksel zëdhënësi i Komisionit, Tim McPhie.

BE-ja është e shqetësuar se mungesa e transparencës në vend mund të nënkuptojë që variantet e reja të COVID-19 nuk identifikohen mjaft shpejt.

Disa vende kanë zbatuar tashmë masa për udhëtarët që vijnë nga Kina, si testet negative të detyrueshme. Italia, Franca dhe Spanja do ta kërkojnë këtë nga pasagjerët ose dëshminë e vaksinimit, përcjell tutje albinfo.ch.