Lajme
Ngadalësohet rënia ekonomike në Evropë
Rënia në prodhimtarinë e eurozonës u ngadalësua gjatë muajve të fundit të 2022 mes përmirësimit të zinxhirëve të furnizimit dhe zbutjes së presioneve inflacioniste, sipas një sondazhi të kryer nga “S&P Global”.
Indeksi i menaxherëve të blerjeve të prodhimit (PMI) u rrit në nivelin më të lartë, tremujor, prej 47,8 në dhjetor nga 47,1 që ishte në nëntor.
Ndër sektorët, prodhimi i produkteve të konsumit dhe të ndërmjetëm shënoi një përkeqësim, ndërsa prodhimi i produkteve kapitale shfaqi një rritje margjinale.
Sondazhi tregoi një tkurrje të prodhimit për të shtatin muaj radhazi, në dhjetor, por ritmi i fundit i rënies ishte më i dobëti që nga qershori. Flukset hyrëse të porosive të reja shënuan një rënie në përputhje me trendin e prodhimit.
Një rënie më e ngadaltë e bizneseve të reja të eksportit ndihmoi në zbutjen e rënies së porosive të reja të përgjithshme. Pati një rënie të mprehtë të numrit të punësimeve të mbetura në dhjetor. Rrjedhimisht, prodhuesit reduktuan punësimin, pas krijimit të vendeve të punës duke regjistruar rritjen më të ngadaltë, në gati dy vjet.
Së fundmi, sentimenti i biznesit u përmirësua për të dytin muaj radhazi, duke shënuar një rritje pas një rënieje në nivelin më të ulët në tetor, në dy vjet e gjysmë, raporton dpa përcjell albinfo.ch.
“Ndryshimet e mundshme të politikës fiskale dhe monetare, ndikimi në zinxhirët e furnizimit dhe çmimet e produketeve nga ndryshimi i reagimit ndaj COVID-19 në Kinë, dhe mundësia e ndryshimit të mprehtë të çmimeve të energjisë mes situatës gjeopolitike në ndryshim janë kërcënimi kryesor për stabilitetin”, deklaroi kryeekonomisti i “S&P Global Market Intelligence”, Chris Williamson
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Presidentja e ri e Zvicrës në 2025 Në vitin 2025, stafeta presidenciale do t'i kalojë nga Viola Amherd Karin Keller-Sutter, një anëtare e...
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane