Lajme
Romani për Shqipërinë i autorit austriak merr Çmimin “Bruno Kreisky 2022”
Komploti i romanit "Die Erweiterung" (Zgjerimi) ka të bëjë me pranimin e Shqipërisë në BE, një helmetë të Skënderbeut që është vjedhur nga sallat e Muzeu në Vjenë...
Çmimi Bruno Kreisky për librin politik 2022 shkon për autorin austriak Robert Menasse për romanin “Die Erweiterung” (Zgjerimi), transmeton albinfo.ch. Sipas jurisë, vepra që është vazhdim i bestsellerit të parë për BE-në nga Menasse me titullin “Die Hauptstadt” (kryeqyteti), ndërthur ekspertizën, ironinë dhe një zemër të fortë evropiane, shkruan orf.at.
Veprimi zhvillohet ndër të tjera në Tiranë, Poloni dhe në zyrat e BE-së në Bruksel, ai të çon në dhomat e pasme të politikanëve kryesorë të Evropës, në malet shqiptare dhe përfundon në një fundosje të furishme.
Komploti ka të bëjë me pranimin e Shqipërisë në BE, reformën gjyqësore polake, tradhtinë e idealeve të vjetra – dhe një helmetë (atë të Heroit Kombëtar Shqiptar, Skënderbeut) të zhytur në histori që është vjedhur nga sallat e Muzeut Historik të Arteve,në Vjenë.
Ngjashmëritë me personazhet e gjallë janë të qëllimshme, dhe ka vërtet shumë personalitete që në këtë roman portretizohen nga Robert Menasse në një mënyrë sa të dashur aq edhe thumbuese.
Menasse ndjek me këtë çmim motrën e tij Eva, e cila u nderua vitin e kaluar për librin “Dunkelblum”. Ndërsa Salman Rushdie mori çmimin për vepër jetësore, në publicistikë.
Ky çmim jepet për disa kategori ndërsa këtë vit ai ndahet për herë të parë për vepër politike.
Që nga viti 1993, letërsia politike që angazhohet për lirinë, barazinë, drejtësinë sociale, solidaritetin dhe tolerancën është shpërblyer në frymën e veprës jetësore të ish politikanit të njohur austriak Bruno Kreisky (SPÖ), përcjell albinfo.ch. Çmimi Bruno Kreisky për librin politik jepet çdo vit nga Instituti Karl Renner në bashkëpunim me Klubin Parlamentar Social Demokrat dhe Organizatën Arsimore Socialdemokrate.
Bruno Kreisky gjithmonë theksonte se ishte “formuar” duke lexuar libra. Pas këtij frymëzimi, çmimi Bruno Kreisky për librin politik jepet që nga viti 1993.
“Nëse një kronist i historisë së BE-së, që në këtë rast është Robert Menasse, arrin të prezantojë një roman të lehtë, intelektualisht të sofistikuar, kjo është një arritje e madhe narrative duke pasur parasysh imazhin e jashtëm të Bashkimit Evropian, i cili shpesh denoncohet si teknokratik, i mërzitshëm dhe i brishtë”, thuhet në arsyetimin e mimit
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në Vjenë në gjysmën e parë të vitit 2023.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra Ndërsa rregullat e reja zvicerane do t'i bëjnë blerjet ndërkufitare më pak fitimprurëse për njerëzit nga...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa