Lajme
Vit i ri, sfida të reja
Shpresoj që njerëzit të kenë mësuar të krijojnë një realitet më të mirë për veten e tyre. Një realitet ku ka vend për mirësi dhe mirëkuptim. Ka vetëm shpresë se gjërat do të përmirësohen më 2023
Një viti me plot sfida po i vjen fundi, një i ri është në prag. Nganjëherë rrjedha e jetës bëhet më keq sesa mendon. Në një kohë kur më në fund mendohej se pandemisë i erdhi fundi, shpërtheu lufta e agresionit rus në Ukrainë. Papritur pati përsëri luftë në Evropë. Qindra mijëra njerëz kanë ikur dhe po ikin ende. Pasojat e luftës u shoqëruan edhe me rritje të inflacionit. Mungesa e energjisë elektrike, e gazit dhe rritja e çmimeve në gjitha sektorët e jetës bëri që popullata nëpër botë të kalojë një vit sfidues dhe të vështirë ekonomik.
Pyetja e madhe që ngrihet mbi gjithçka: Si do të vazhdojnë gjërat në vitin 2023? E sigurt është se viti i ri do të fillojë ashtu siç përfundoi i vjetri: me sulmet ruse në qytetet dhe infrastrukturën e Ukrainës dhe me shumë vuajtje njerëzore. Bota do të vazhdojë të përballet me krizë financiare.
A munden ata që na qeverisin të nxjerrin vendin nga kriza globale në të cilën jemi? Shteti austriak na siguron para, por pyetja është: nga vijnë ato para?
Disa beteja nuk mund t’i fitojmë, pa marrë parasysh sa të fortë jemi. Por, ne mund të mësojmë diçka prej tyre. Shpresoj që njerëzit të kenë mësuar të krijojnë një realitet më të mirë për veten e tyre. Një realitet ku ka vend për mirësi dhe mirëkuptim. Ka vetëm shpresë se gjërat do të përmirësohen vitin e ardhshëm.
Lufta në Ukrainë nxori në pah gjithashtu nevojën për t’u mbështetur fort tek njëri-tjetri, për të harmonizuar përpjekjet dhe energjitë tona për t’u bërë ballë sfidave të tilla.
Pavarësisht krizës globale ekonomike, platforma e vetme mediatike shqiptare në Austri, albinfo.at ka arritur të përballojë sfidat dhe të jetë afër jush, qoftë me lajme të përditshme online apo edhe me botimin e revistës në formë shtyp/print. Kjo, falë mbështetjes së kompanive shqiptare në Austri dhe Kosovë të cilat i qëndruan besnike, edhe në këtë kohë të vështirë për të gjithë.
Si platformë online dhe print, jemi munduar t’ju sjellim çdo ditë lajme të reja dhe t’ju ofrojmë informacione të rëndësishme nga Austria, rajoni dhe vendlindja. Falë mbështetjes së këtyre kompanive, gazetarëve tanë, dhe falë ndihmës së pakursyer të redaksisë simotër albinfo.ch në Zvicër, kemi arritur të sjellim para jush edhe një numër të ri të revistës albinfo.at. Të shtatin me radhë.
Edhe në këtë numër nuk do të mungojnë tema për bashkatdhetarët tanë në Austri. Personazhe shqiptarë të mirintegruar, portrete interesante dhe reportazhe me biznese të suksesshme të shqiptarëve në Austri.
Revista është falas dhe shpërndahet në të gjitha qytetet në Austri, në vendet që frekuentohen nga shqiptarët: Në Ambasadën e Kosovës dhe të Shqipërisë, shoqata, biznese shqiptare, lokale afariste, agjenci turistike, si dhe mund ta gjeni edhe në aeroportin e Prishtinës dhe në autobusët e linjës Austri – Kosovë dhe anasjelltas.
Për një moment, në këto ditë të fundit të vitit, dua së bashku me ju t’u themi lamtumirë të gjitha atyre gjërave që na shqetësuan gjatë vitit të vjetër dhe le të fillojmë vitin e ri me plot shpresë për gjërat e mira që do të na sjellë viti 2023!
Gëzuar!
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha