Lajme

Franca u kërkon vendeve të BE-së të vendosin masa ndaj udhëtarëve kinezë

Rritja e numrit të infektimeve me Covid në Kinë ka nisur të krijojë shqetësime te vendet evropiane.

Në këtë drejtim, Franca u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të vendosin kushtin e testit negativ për COVID-19 për udhëtarët kinezë, transmeton albinfo.ch.

Një vendim të tillë tashmë e ka ndërmarrë Franca pas lajmeve se në Kinë ka shpërthyer një valë e re infektimesh.

Ndërkohë edhe Italia dhe Spanja kërkojnë test negativ nga 27 shtetet e bllokut.