Kinema
Filmat që duhet t’i shikoni gjatë festave të fundvitit
Festat e fundvitit janë shumë afër, e filmat mund t’ua bëjnë atmosferën edhe më festive. Kështu, disa nga filmat e mëposhtëm mund t’i shtohen listës tuaj.
Dumb & Dumber – Festat e fundvitit nuk mund të mendohen pa një prej klasikëve të komedisë si “Dumb & Dumber”. Jim Carrey dhe Jeff Daniels ju garantojnë dy orë të mrekullueshme, nëse dëshironi të harroni gjithçka për pak kohë dhe të zbaviteni.
New Year’s Eve – Vetëm lexoni këta emra dhe pastaj vlerësoni se nëse duhet ta shihni këtë film: Robert De Niro, Michelle Pfeiffer, Sara Jessica Parker, Hilary Swank, Ashton Kutcher, Zac Efron, Josh Duamel, Halle Berry, Jon Bon Jovi, Katherine Heigl. Një ndërthurje historish rreth premtimeve, dashurisë, shpresës, faljes dhe shanseve të dyta në jetë. Film që patjetër duhet të jetë në listën tuaj.
Love Actually – Një tjetër film i cili analizon kompleksitetet e një emocioni të vetëm që na lidh ne të gjithëve: dashuria. Hugh Grant, Liam Neeson, Keira Knightley, Emma Thompson, Alan Rickam, Colin Firth, nuk do të ju zhgënjejnë për t’ju sjellë nga afër emocionet dhe rëndësinë e dashurisë.
The Family Man – Ka dy arsye pse filmi “The Family Man”, është në listë. E para: Asnjëherë mos zgjidhni karrierën para dashurisë. E dyta: Familja është e gjitha që në të vërtetë ka rëndësi. E filmi “The Family Man”, përcjellë pikërisht këtë mesazh.
GrundHog Day – Çfarë do të bënit sikur të zgjoheshit shtatë ditë me radhë në të njëjtën ditë. Bill Murray në një prej paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme, e gjen veten të zënë në kurthin e kohës. Ai është i “mallkuar” që të jetoje të njëjtën ditë deri në momentin sa e jeton atë si duhet dhe vlerëson gjërat që kanë rëndësi në jetë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur