Lajme

Kroacia në mesnatë prezanton euron dhe hyn në zonën Shengen

Duke filluar nga mesnata, Kroacia do të hyjë në zonën Shengen dhe në Eurozonë, të cilat kanë qenë synimet strategjike të Zagrebit që nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, më pak se dhjetë vjet më parë.

Natën e 31 dhjetorit deri më 1 janar, ministri i Financave, Marko Primorac dhe Guvernatori i Bankës Kombëtare Kroate, Boris Vujçiq, do të marrin pjesë në një program përkujtimor para ndërtesës së Bankës Kombëtare Kroate në Zagreb për të shënuar anëtarësimin në eurozonë, d.m.th. kalimin në euro si monedhë zyrtare.