Integrimi
Viti 2022, arritjet dhe dështimet
Në fund vitit çdo herë nxjerrim bilance dhe bëjmë një reflektim rreth zhvillimeve të aktualitetit të shqiptarëve në Zvicër dhe gjetiu në diasporë.
Sa u përket remitencave do të tejkalojmë sërish miliardëshin. Sipas statistikave të fundit, diaspora ka dërguar në Kosovë 1 miliard euro remitenca deri në tetor të këtij viti, e që krahasuar me vitin e kaluar paraqet një rritje prej 5.5 për qind, shumica nga Gjermania dhe Zvicra.
Me këtë po tregojmë se diaspora shqiptare vazhdon të luajë rolin themelor në zhvillimin e Kosovës, duke sjellë më shumë para.
Për shkak të inflacionit dhe krizës ekonomike në Kosovë remitencat kanë përfunduar kryesisht në konsum ndërsa kanë munguar projektet që këto dërgesa të alokohen në projekte zhvillimore për vendin.
Pos pritjeve të tyre në pikëkalimet kufitare si përpjekje kompensim të paktën për mërgimtarët mund të konsiderohet rimbursimi i policave kufitare të sigurimit nga Qeveria e Kosovës.
Por deri më tash, shumica e premtimeve për diasporën nuk janë përmbushur. Ligji i ri për diasporën ende nuk është dërguar në Kuvend. Iniciativa rreth ndryshimit të ligjit për zgjedhje mbeti e harruar. Ligji për zgjedhjet do t’ia mundësonte diasporës votimin nëpër ambasada.
Viti 2022 ka shënuar ringjallje të aktiviteteve të partive politike në diasporë. Garë më e madhe është zhvilluar midis PDK-së e LDK-së, zyrtarët e të cilave kanë postuar njoftime në rrjetet sociale, duke treguar se po i konsolidojnë degët e tyre në diasporë
Ndërkohë, me gjithë sfidat, platforma mediale albinfo.ch ka vazhduar me reportazhe dhe storje suksesi për të arriturat e njerëzve tanë në Zvicër dhe diasporë, që nga politika, tek arti e sporti. Numri i magazinës që keni në duar është edhe një dëshmi për këtë.
Mund të veçojmë lajmin që kryemjeku i Kardiokirurgjisë në Spitalin Triemli të Qytetit të Cyrihut, Prof. Omer Xhemali, do të bëhet drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar të Cyrihut duke e mbajtur në të njëjtën kohë edhe pozitën e kryemjekut të Klinikës për Kardiokirurgji në Spitalin e Qytetit të Cyrihut.
Prej shëndetësisë kalojmë te politika. “Bashkimi i votës” përtej partive, solli këtë vit edhe katër shqiptarët në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut.
Ky ishte super lajm për komunitetin shqiptar, i cili deri vonë identifikohej shpeshherë si komunitet me probleme në integrim dhe probleme me ligjin.
Kur jemi te politika, vlen të përmendet edhe një sukses tjetër: Përparim Avdilit ia besojnë timonin e FDP-së (Partisë Liberale) për qytetin e Cyrihut.
Pos suksesit regjistruam edhe dështim në bastionin e politikanëve shqiptarë në zgjedhjet e marsit, në Kantonin Vaud.
Nuk munguan sukseset e shqiptarëve as në kulturë. Elena Avdija fiton çmimin për regji të filmit në Festivalin e Cyrihut ZFF. Bëhet fjalë për çmimin për regjinë më të mirë të filmit “Cascadeuses” me regjisore shqiptarozviceranen e re, Elena Avdija.
Në sport na bëri krenarë Riola Xhemaili. Viti i 2022 ishte vit i artë për mesfushoren me rrënjë shqiptare, sukseset e furishme të saj në futbollin evropian, bënë që talenti i saj të vihet në pah jo vetëm në Zvicër por edhe në Evropë. Çmimet që ju ndanë asaj gjatë vitit 2022, përfshirë këtu edhe Trofeun e Talentit të Gala Mbrëmjen për Gratë nga “Mundo Deportivo” nga duart e të nderuarës zonja Laura Vilagrà,
Ndërmjet krenarisë ky vit që po lëmë pas ishte edhe i kobshëm për shqiptarët e Zvicrës. Në fund të shtatorit të këtij viti, u nda tragjikisht nga jeta Dr. Shqiponja Isufi, pedagoge në Universitetin e St. Gallenit, shkencëtare dhe ekonomiste e shquar.
Një ngjarje që tronditi të gjithë shqiptarët! Shqiponjën do ta kujtojmë gjithmonë me krenari ndërsa viti 2022 urojmë të mos përsëritet kurrë!
Sevdail Tahiri, drejtor i platformës mediale, albinfo.ch online&print
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër