Lajme

Ryanair, Wizz Air dhe easyJet përballen me hetime mbi çmimet e fluturimeve në Siçili

Rregullatori antitrust i Italisë ka hapur një hetim për fiksimin e mundshëm të çmimeve për fluturimet brenda dhe jashtë Sicilisë nga linjat ajrore duke përfshirë Ryanair, Wizz Air dhe easyJet.

Hetimi pason një ankesë nga grupi i konsumatorit Codacons, i cili pretendoi “një vullnet specifik të fshehtë” të linjave ajrore për të rritur çmimet për fluturimet e brendshme drejt dhe nga Siçilia gjatë festave të Krishtlindjeve, tha rregullatori në buletinin e tij javor.

Ankesa synonte gjithashtu kompaninë shtetërore ITA Airways, pasardhësin e ish-kompanisë kryesore Alitalia, shtoi ajo.

Në një deklaratë për Reuters, easyJet dhe Wizz Air mohuan çdo keqbërje.