Lajme

Ky shtet miraton paketën 10.6 miliardë dollarë për të lehtësuar inflacionin

Spanja njoftoi të martën masa me vlerë 10 miliardë euro për të lehtësuar inflacionin në paketën e tretë të madhe të këtij viti, duke e çuar ndihmën totale në 45 miliardë euro që nga fillimi i vitit 2022.

Spanja, si vendet e tjera evropiane, është përballur me një krizë të kostos së jetesës, e përkeqësuar nga ndikimi i luftës në Ukrainë në çmimet e energjisë.

Paketa përfshin një bonus të vetëm prej 200 euro për rreth 4.2 milionë familje me të ardhura vjetore deri në 27,000 euro dhe zgjatjen e shkurtimeve të taksave për faturat e energjisë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, u tha gazetarëve kryeministri Pedro Sanchez, shkruan “Reuters”