Lajme
Euro u forcua kundrejt dollarit dhe jenit
Dollari ra sot kundrejt monedhave kryesore në botë, përfshirë euron, pasi Kina njoftoi heqjen e karantinës për udhëtarët që vijnë, gjë që nxiti oreksin e investitorëve.
Duke filluar nga 8 janari, Kina do të heqë kërkesën që udhëtarët që mbërrijnë në vend të kalojnë në karantinë, edhe pse numri i rasteve me Covid po rritet, tha të hënën Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.
Në të njëjtën kohë, Pekini lehtësoi rregullat për menaxhimin e infeksionit Covid, duke i ulur ato në kategorinë B nga kategoria më e lartë A.
Euro u rrit 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan në 1.06545 dollarë dhe u forcua kundrejt jenit në 141.89 jenë.
Analistët thonë se heqja graduale e politikës së Kinës për zero-Covid mund të sigurojë një nxitje shtesë për euron, e cila është në rritje falë Bankës Qendrore Evropiane që mban një qëndrim shumë më të ashpër ndaj inflacionit nga sa prisnin investitorët.
“Një heqje më e shpejtë e kufizimeve të Covid-it do të mbështeste ekonominë kineze dhe do të përfitonte eurozonën dhe euron”, vlerësojnë strategët e Danske Bank.
Me tregjet e kapitalit në Mbretërinë e Bashkuar të mbyllura për një festë publike, tregtimi në funte ishte i heshtur sot me monedhën britanike që mbahej e qëndrueshme në rreth 1,2071 dollarë.
Indeksi i dollarit amerikan, i cili mat vlerën e monedhës së gjelbër kundrejt një shporte prej gjashtë konkurrentësh kryesorë, u dobësua me 0.1 për qind në 104.04 pikë.
Jeni japonez ra 0.2 për qind kundrejt dollarit, në 133.07 jenë.
Guvernatori i BOJ-së, Haruhiko Kuroda, të hënën përjashtoi çdo shans për një dalje nga politika monetare ultra e lirshme në të ardhmen e afërt, mes spekulimeve në tregje dhe midis politikëbërësve se mandati i Kuroda përfundon në prill 2023.
Juani u rrit 0.1 për qind në 6.9686 për dollar në tregjet jashtë Kinës kontinentale.
Sa u përket kriptomonedhave, sipas të dhënave më të fundit, bitcoin u dobësua me 0.4 për qind, në 16.858 dollarë, ndërsa eteri ra me 0.8 për qind, në 1,217,90 dollarë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Presidentja e ri e Zvicrës në 2025 Në vitin 2025, stafeta presidenciale do t'i kalojë nga Viola Amherd Karin Keller-Sutter, një anëtare e...
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane