Kosova
Ministrja e Shqipërisë, thirrje Serbisë: Të luash me zjarrin është ide e keqe, ne jemi me Kosovën
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, është shprehur e shqetësuar nga përshkallëzimi i tensioneve dhe krizën e tejzgjatur, siç ka thënë ajo, në mënyrë artificiale në veri të Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka thënë se barrikadat e ngritura nga bandat kriminale po kthejnë në kujtesë vitet ’90.
Xhaçka u ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të heqin barrikadat dhe të mos i justifikojnë as ato e as grupet kriminale.
“Ne jemi me Kosovën në këtë situatë të vështirë dhe u bëjmë thirrje autoriteteve serbe të mos i justifikojnë as barrikadat e as grupet kriminale që refuzojnë t’i largojnë ato. Të luash me zjarrin është një ide shumë e keqe për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë”.
Ministrja ka theksuar se nuk është koha që të bëhen kërcënime ushtarake e as sulme kundër Policisë së Kosovës dhe forcave të tjera ndërkombëtare në veri.
Shkaktarët e kësaj gjendjeje duhet të nxirren para drejtësisë, ka shtuar Xhaçka.
“Barrikadat që janë ngritur në veri, jo prej ndonjë vale zemërimi popullor, por nga një grup kriminelësh famëkeq, nuk po pengojnë thjesht vijimin normal të jetës. Ato janë po ashtu skena që të kujtojnë ditët e errëta të viteve 1990, të cilat rajoni ynë i ka lënë pas njëherë e mirë bashkë me ish-Jugosllavinë që shkoi e vate. Për pak vjen viti 2023! Kjo nuk është koha për të bërë kërcënime ushtarake apo për sulme të papranueshme kundër Policisë së Kosovës, KFOR dhe Policisë së EULEX-it. Kjo është koha për dialog dhe bashkëpunim. Kjo përballje e rrezikshme duhet të marrë fund dhe autorët duhet të nxirren përpara drejtësisë”.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Punëdhënësit publikë nuk mund të favorizojnë kandidatët zviceranë në raport me të huajt Në përgjigje të mocionit të deputetit Piero Marchesi nga Partia Popullore Zvicerane, i cili i kërkoi...
-
Zvicër: Tri modele të reja të trenave do të fillojnë të qarkullojnë nga viti 2026
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta