Integrimi
Nga punëtori në piceri, inxhinier i prodhimit të trenave
Kushtrim Ajvazi ka punuar çdo pune për mbijetesë, si në ndërtim, në fabrikë djathi ose në piceri, deri sa ka filluar studimet universitare në Zvicër
Mund të tingëllojë e pabesueshme, por kjo është e vërteta e të riut nga Prishtina, i cili para se të bëhej inxhinier, ka punuar kudo që i është ofruar një vend pune. Kushtrim Ajvazi ka lindur në Prishtinë, ndërsa prej 12 vjetësh jeton dhe punon në Zvicër. Rrugëtimi i tij ka qenë sfidues, por ai asnjëherë nuk është dorëzuar deri sa ka arritur të realizojë synimin e tij për t’u bërë një ditë inxhiner, që e ëndërronte qysh nga mosha 10-vjeçare.
Shtatë vjetët e para në Zvicër Kushtrimi i ka kaluar duke punuar punë të ndryshme për mbijetesë; si në ndërtimtari, Mc Donalds, fabrikë të djathit dhe në një piceri. Mirëpo jeta e tij ka filluar të ndryshojë në vitin 2017 kur ai kishte filluar studimet e larta universitare në Zvicër.
“Të dy rrugëtimet ishin të lidhura shumë ngushtë me njëra-tjetrën, sepse gjatë gjithë kësaj periudhe mendoja për profesionin tim, të cilin e kisha vendosur që kur isha 10 vjeç, ndonëse punën që bëja në ndërtimatari, Mc Dondalds, fabrikë të djathit dhe së fundi në piceri, nuk ishte ajo çka unë kisha ëndërruar si i vogël”, evokon Kushtrimi.
Mirëpo duke e mësuar gjuhën gjermane e me njohuri të mira të gjuhës angleze ai është adaptuar shpejt me kulturën e punës në Zvicër. Kjo i ka ndihmuar atij të mbarojë studimet me sukses të plotë dhe të integrohet shpejt në tregun e punës.
“Unë kam studiuar elektroteknikën në ZHAW School of Engineering në Winterthur afër Zürichut. Kam filluar në shtator të vitit 2017 dhe kam përfunduar kualifikimin universitar “Bachelor of Science” në korrik të vitit 2020”, tregon Kushtrimi.
Tani ai punon si inxhinier i elektroteknikës dhe është përgjegjës për integrimin e sistemeve elektrike në trenat në projekte të ndryshme ndërkombëtare në një nga kompanitë më të njohura të prodhimit të trenave në Zvicër.
Inxhinieri Kushtrim Ajvazi mbikqyr sisteme dhe është përgjegjës që nga fillimi deri kur treni të pranohet teknikisht nga autoritet rregullative shteteve të përkatëse.
“Fabrika e trenave “Stadler Rail” është kompani zvicerane internationale e shtrirë në shumë vende të botës, e cila bën prodhimin e trenave për hekurudhat të Zvicrës e më gjerë. Së fundmi edhe për ÖBB (hekurudhat e Austrisë) në të cilin për momentin jam duke punuar. Kompania jonë ka projekte pothuajse në të gjithë botën”, shton Ajvazi.
I pyetur se si fillon një projekt i prodhimit të një treni, sa zgjat ai dhe cilat procedura ndiqen, Kushtrim Ajvazi thotë: “Zakonisht startojmë me krijimin dhe zhvillimin e koncepteve, duke i marrë parasysh të gjitha kërkesat, përkatësisht kushtet e kontratës si dhe të gjitha normat, të cilave duhet t’u përmbahemi. Pastaj vazhdojmë me krijimin dhe përcaktimin e funksioneve nga ana Hardverike dhe Softwerike dhe definimi i pajisjeve. Zhvillimin dhe mirëmbajtjen e skemave elektrike dhe koordinimi me të gjithat departamentet e tjera sikurse ai i mekanikës, i blerjes, prodhimit deri tek pranimi teknik i sistemeve. Ndër procedurat e fundit janë testimi dhe vënia në punë e sistemeve deri në arritjen kur treni tashmë është i gatshëm për udhtarë.
Në këtë kontekst e pyesim inxhinierin Kushtrim Ajvazi:
A mund të përfitojë Kosova nga përvoja e inxhinierëve shqiptarë, të cilët po dëshmohen në kompani të njohura botërore?
Po, përgjigjet Kushtrimi. Ne jemi dëshmitarë që Kosova në këto vitet e fundit ka investuar shumë në infrastrukturen rrugore dhe ka sjellë një ndryshim për secilin. Tani ka ardhur koha që investimet të bëhen në infrastrukturën hekurudhore, e sidomos në aspektin e sigurisë me vendosjen e barrierave në mbikalime të hekurudhave për automjete dhe këmbësorë. Unë “vdes” për të parë trena me teknologjinë e fundit nëpër hekurudhat e Kosovës, por fatkeqësisht në këtë drejtim nuk ka ende investime pasi deri më tani vendi ynë është ballafaquar me probleme të tjera. Projekti për ndërtimin e linjës Prishtinë – Durrës është projekti më i rëndësishëm për kombin shqiptar pas ndërtimit të rrugës së Kombit dhe Autostradës në Kosovë. Sugjerimi im është që infrastruktura jonë të ndërtohet sipas rregullave të TSI (Technical Specifications for Interoperability), e cila mundëson që çdo tren që vepron në Evropë ta ketë mundësinë të veprojë edhe në Kosovë dhe Shqipëri.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriKushtrim Ajvazi
- Prejardhja:Prishtinë
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Inxhiner
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025