Lajme
Vështirësohet gjurmimi i parave të ‘pista’ në Evropë
Pavarësisht nga bankierët dhe burokratët, të cilët zotohen se do të ndalojnë pastrimin ndërkombëtar të parave, kjo dukuri vazhdon të ndodhë gjerësisht. Rastet e pastrimit të parave në Eurojust, Agjencia e Drejtësisë e BE-së, janë dyfishuar në gjashtë vjetët e fundit.
Një arsye është se gjurmimi i parave të pista është shumë i vështirë. Kriminelët dhe kleptokratët krijojnë rrjete kompanish guaskë me pronarë dhe zyrtarë të rremë, duke kërkuar shtete me rregulla të dobëta, shkruan The Economist.
Një mjet i mirë për ta luftuar këtë janë regjistrat e pronësisë përfitues (UBO), ku korporatat duhet të deklarojnë se cilat qenie njerëzore i kontrollojnë dhe marrin fitimet e tyre. BE-ja ka kërkuar regjistra UBO që nga viti 2018, dhe Amerika që nga viti 2020. Regjistrat më të mirë, si ai i Britanisë, i krijuar në vitin 2016, mund të aksesohen nga kushdo. Më vonë e bëri edhe BE-ja këtë kërkesë.
Por, më 22 nëntor Gjykata Europiane e Drejtësisë (GJED) vendosi se ky hap shkonte shumë larg. Në një çështje të ngritur nga një paditës anonim në Luksemburg, ajo vendosi se UBO-të me qasje të hapur, shkelnin të drejtën e pronarëve për privatësi dhe hodhi poshtë një direktivë të BE-së që i hapte ato për publikun.
Vendet europiane me regjistra të hapur e pezulluan shpejt aksesin. Grupet e shoqërisë civile u zemëruan. Hetimet e mëdha ndërkombëtare, si “Letrat Pandora” varen shumë nga regjistrat publikë, thotë Pavla Holcova nga firma Investigace, një grup që hartoi rrjetin e firmave të kontrolluara nga ish-kryeministri çek, Andrej Babis.
Vendimi i gjykatës nuk i shkatërron regjistrat, por i detyron qeveritë të ndryshojnë rregullat, në mënyrë që vetëm palët me “interes legjitim” të mund të kërkojnë informacion. Nëse studiuesit duhet të justifikojnë çdo kërkesë, ata mund të mos jenë në gjendje të zbulojnë lidhjet.
“Ne zakonisht shqyrtojmë me mijëra kompani në të njëjtën kohë”, thotë Ross Higgins nga Bellingcat, grup hetimor me burim të hapur. Gjurmimi i vilave të paligjshme të zyrtarëve rusë në Europë do të bëhej “pothuajse i pamundur”, thotë Maria Pevchikh, nga Fondi Kundër Korrupsionit, një grup i krijuar nga Alexei Navalny, një udhëheqës i opozitës ruse.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?