Lajme
250 milionë të infektuar me Covid-19 për vetëm 20 ditë në Kinë
Gjysmë milion njerëz infektohen çdo ditë nga Covid-19 në një qytet të vetëm kinez. Kjo u konfirmua nga një zyrtar i lartë shëndetësor në qytetin Qingdao, në një raport të shpërndarë në mediat sociale, por i “korrigjuar” në brenda pak orësh.
Pekini ka ndryshuar kriteret për përcaktimin e vdekjeve nga Covid, duke ngushtuar ndjeshëm numrin. Megjithatë, një gazetë e drejtuar nga Partia Komuniste në Qingdao raportoi se shefi i shëndetësisë bashkiake tha se qyteti po regjistronte “midis 490,000 dhe 530,000” raste të reja të Covid në ditë.
Qingdao, një qytet bregdetar me rreth 10 milionë banorë, thuhet se përjetoi “një periudhë transmetimi të shpejtë që i afrohet kulmit”, duke specifikuar se shkalla e infeksionit do të përshpejtohej me 10% gjatë fundjavës, raporton cnn, përcjell albinfo.ch.
Raporti u shpërnda nga disa media të tjera, por duket se është redaktuar brenda disa orësh për të hequr shifrat.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës tha se dje ishin 4,103 infeksione të reja në mbarë vendin. Në Shandong, provinca ku ndodhet Qingdao, autoritetet kanë regjistruar zyrtarisht vetëm 31 raste të reja shtëpiake.
Pothuajse 250 milionë njerëz në Kinë mund të jenë infektuar me Covid-19 në 20 ditët e para të dhjetorit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra Ndërsa rregullat e reja zvicerane do t'i bëjnë blerjet ndërkufitare më pak fitimprurëse për njerëzit nga...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa