Lajme
E majta në Cyrih kërkon që në raportet policore të mos përmendet kombësia
Partitë e majta dhe të gjelbra në Asamblenë e Cyrihut kërkojnë me një postulat që theksimi i kombësisë të hiqet nga raportet policore
Vazhdon mosmarrëveshja për emërtimin e përkatësisë kombëtare në raportet e policisë në Cyrih: Partitë e majta dhe të gjelbra në Asamblenë e Cyrihut kanë paraqitur një postulat përmes të cilit kërkojnë që theksimi i kombësisë të hiqet përsëri nga raportet policore.
Postulatin e dorëzuar pak ditë më parë e kanë nënshkruar partitë: PS, GLP, të Gjelbrit dhe AL, transmeton albinfo.ch.
Kombësia duhet të përmendet përsëri vetëm nëse ka të bëjë drejtpërdrejt me një krim, kërkohet në tekstin e nismës. Ajo bën thirrje për kthim në gjendjen “e vjetër” të Cyrihut, ashtu siç ishte deri në referendumin kantonal të mbajtur në korrik të vitit 2021.
Vendimi i Gjykatës Federale, si shkas
Në atë kohë, votuesit kantonal kishin votuar që të gjitha trupat policore të emërtojnë kombësinë e të dyshuarve, autorëve dhe viktimave. Fakti që tema është kthyer tani në parlamentin e qytetit të Cyrihut po ndodh për shkak të një vendimi të Gjykatës Federale, të shqiptuar në mes të dhjetorit.
Në vendimin e tyre, gjyqtarët federalë arritën në përfundimin se kombësia nuk duhet të përmendet për “të dyshuarit” ose “autorët” që nuk janë ende në procedim penal, transmeton albinfo.ch. Ndërsa duhet të përmendet vetëm për viktimat e aksidenteve dhe personat e zhdukur.
Nga pikëpamja juridike, rregullorja në Ligjin e Policisë ka një shtrirje shumë më të vogël sesa synonte kantoni. Megjithatë, pas referendumit të vitit 2021, prokuroria publike e Cyrihut kishte lëshuar udhëzime për të gjitha forcat policore, sipas të cilave tani duhet të specifikohet kombësia.
A vlen detyrimi vetëm për prokurorinë publike?
Gjykata e Lartë Federale e konsideron këtë udhëzim të vlefshëm. Kritikët e qytetit të Cyrihut për emërtimin e kombësive tani janë të mendimit se ky udhëzim nuk vlen fare për policinë, por vetëm për prokurorinë publike, siç shkruajnë palët në postulatin e tyre.
Emërtimi i kombësive ka qenë një çështje politike në kantonin e Cyrihut prej vitesh, shkruan sda.ch. Në vitin 2017, shefi i policisë së qytetit të Cyrihut, Richard Wolff (AL) kishte udhëzuar policinë e qytetit të ndërpriste emërtimin e përkatësive kombëtare në njoftimet e tyre në media. Ky informacion duhej të ishte i disponueshëm vetëm për profesionistët e medias, kur ata do ta kërkonin.
SVP më pas kishte nisur një iniciativë që donte ta bënte të detyrueshme për të gjitha trupat e policisë të deklaronin kombësinë e tyre – madje edhe prejardhjen e tyre të migrimit, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, këshilli kantonal pati paraqitur një kundërpropozim që kërkonte të mos përmendej sfondi i migrimit. Kjo qe miratuar nga votuesit.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës