Shqipëria
Rekord historik për Shqipërinë, vizitohet nga 12 milionë turistë për 11 muaj
Mbi 12 milionë vizitorë për vetëm 11 muaj. Ky është rekordi historik që këtë vit e ka shënuar Shqipëria. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se kjo shifër ka tejkaluar me rreth 8 % numrin e turistëve që kanë hyrë në Shqipëri në vitin 2019, që vlerësohet si një ndër periudhat më pozitive të turizmit në vend para pandemisë.
Statistikat tregojnë se ardhja e turistëve tashmë është shtrirë edhe në stinë të tjera përtej verës. Sipas të dhënave të Instat hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin nëntor 2022, janë mbi 808 mijë, ky tregues rezulton me një rritje 47,4 %, krahasuar me nëntor 2021, transmeton abcnews, përcjell albinfo.ch.
Gjatë 11 mujorit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri janë Spanja dhe Anglia.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih