Shqipëria

Turqia i dhuron Shqipërisë pajisje të infrastrukturës dixhitale

 

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, priti sot në një takim kreun e policisë turke, Mehmet Aktaş, i cili ndodhet në Tiranë, bashkë me një delegacion të lartë nga vendi i tij për të dorëzuar te Policia e Shtetit pajisje të infrastrukturës dixhitale, përcjell albinfo.ch.

“Ky donacion bujar është një përgjigje e menjëhershme e Turqisë pas kërkesës që ne bëmë për ndihmë, për të rikuperuar sistemet e goditura nga sulmi kibernetik. E falënderova në emër të qeverisë jo vetëm për gatishmërinë e treguar në këtë rast, por për të gjithë suportin e vazhdueshëm që Turqia i ka dhënë Shqipërisë për Policinë e Shtetit”, thotë ministri Çuçi në një postim në Twitter.

Bashkëpunimi me Policinë turke është i drejtpërdrejtë dhe profesional, i shtrirë në të gjitha fushat, që kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve të strukturave të Policisë Shqiptare, me luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit si dhe me kërcënimet në fushën e infrastrukturës kritike.