Lajme
Kuriozitete interesante ekonomike për Zvicrën
Albinfo.ch ju sjell disa kuriozitete interesante që kanë të bëjnë kryesisht me fushën ekonomike në Zvicër.
Përafërsisht 74% e PBB-së zvicerane gjenerohet nga sektori i shërbimeve dhe 25% nga industria. Sektori i bujqësisë kontribuon më pak se 1%.
Zvicra ka ruajtur një nivel të ulët të borxhit publik në raport me vendet e tjera edhe gjatë krizës së COVID-19. Në fillim të vitit 2021, borxhi bruto i qeverisë (përpara zbritjes së aktiveve financiare) ishte afërsisht 100 miliardë CHF, që përfaqëson 15% të PBB-së.
Zvicra shpenzon mbi 22.5 miliardë CHF për kërkimin dhe zhvillimin (R&D) çdo vit, që është e barabartë me rreth 3% të PBB-së. Sektori privat kontribuon mbi dy të tretat e kësaj shume.
Zvicra është eksportuesi kryesor i orëve në botë. Në vitin 2016, Zvicra eksportoi produkte të orës dhe orë në një vlerë prej 19.4 miliardë CHF në mbarë botën.
Zvicra eksporton më shumë kafe sesa çokollatë. Në vitin 2016, Zvicra eksportoi rreth 2 miliardë CHF kafe. Nënkupton 2,5 herë më shumë se sa eksporti i çokollatës dhe 3 herë i djathit.
Borxhi publik në Zvicër vazhdon të bie. Raporti i borxhit publik ndaj bankave në Zvicër ka rënë ndjeshëm vitet e fundit, nga 54.6% më 1998, në 34.7% më 2014.
Zvicra investon mbi 16 miliardë CHF në kërkime dhe zhvillim çdo vit. Kjo normë e investimeve është e barabartë me rreth 3% të produktit të saj të brendshëm bruto. Kjo e bën Zvicrën sponsorin e gjashtë më të lartë për kërkime dhe zhvillim në botë.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?