Lajme
Zvicër: Covid ishte shkaku i tretë kryesor i vdekjeve
Më shumë njerëz se nga Covidi kanë vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri
Në vitin 2021, ashtu sikurse edhe në vitin 2020, Covid-19 ishte shkaku i tretë më i zakonshëm i vdekjeve në Zvicër. Më shumë njerëz se nga Covidi kanë vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri, transmeton albinfo.ch. Kështu ka bërë të ditur Enti Federal i Statistikave BFS.
Prandaj, radhitja e shkaqeve të vdekjes është e njëjtë me atë të një viti më parë. Në përgjithësi, megjithatë, numri i vdekjeve ka shënaur rënie, shkruan srf.ch.
Kështu: ndërsa në vitin e parë të pandemisë, pra në vitin 2020, kishin vdekur gjithsej 76,195 njerëz, numri i vdekjeve në vitin 2021 u zvogëlua në 71,166, siç mund të shihet nga tabelat e pakomentuara të BFS.
Sipas kësaj statistike, shkalla e vdekjeve ka rënë në nivelin e zakonshëm, atë të para pandemisë në Zvicër prej rreth 70,000 vdekjesh në vit.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?