Shqipëria
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës regjistroi pasagjeren e 5-miliontë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), sot, më 19 dhjetor 2022, regjistroi pasagjeren e tij të pesëmiliontë, përcjell albinfo.ch.
Shifra e pesë milionëshit të pasagjerit u shënua këtë fundvit kur zonja Florie Gjoni mbërriti në TIA për fluturimin 14.10 me British Airways, drejtuar për në aeroportin Heathrow.
Për të shënuar këtë arritje të rëndësishme dhe unike, përfaqësuesit e TIA-s dhe stafi i British Airways befasuan pasagjeren fatlume në banakun e kontrollit, duke i dhuruar biletat e familjes së saj në një nga destinacionet e ofruara.
Mësuesja 69-vjeçare po udhëtonte për të vizituar vajzën e saj, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo nuk mund t’i fshehte emocionet kur stafi i TIA-s e informoi se ajo ishte pasagjerja e përzgjedhur. Zonja Florie udhëton rrallë me avion, por ky moment me siguri do të mbetet gjatë në kujtesën e saj si një nga më të veçantat.
Edhe këtë vit që po lëmë pas, TIA ka performuar jashtëzakonisht mirë në raport me kërkesat në rritje të udhëtarëve, duke ofruar më shumë se 65 destinacione.
Trafiku i pasagjerëve këtë vit shënoi rritje me 80% krahasuar me vitin 2021.
Duam të shprehim mirënjohjen tonë për çdo udhëtar dhe jemi krenarë t’ju shërbejmë çdo ditë në “portën” më të madhe të vendit. Aeroporti je ti!
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Punëdhënësit publikë nuk mund të favorizojnë kandidatët zviceranë në raport me të huajt Në përgjigje të mocionit të deputetit Piero Marchesi nga Partia Popullore Zvicerane, i cili i kërkoi...
-
Zvicër: Tri modele të reja të trenave do të fillojnë të qarkullojnë nga viti 2026
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta