Lajme
Vendoset kufiri i çmimit të gazit me shumicë
Ministrat e Energjisë së Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të kufizojnë çmimin e shitjes me shumicë të gazit në kushte të caktuara, sipas një zëdhënësi të Këshillit të BE-së.
Kompromisi i arritur të hënën përcakton që çmimi i shitjes me shumicë të gazit për disa kontrata të së ardhmes që tregtohen në qendrën standarde tregtare holandeze Title Transfer Facility (TTF) nuk do të kalojë 180 euro (190.50 dollarë) për megavat-orë në kushte të caktuara.
Marrëveshja i jep fund një grindjeje disamujore mbi mënyrën se si të merren me çmimet e larta të energjisë në BE, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Pasi çmimet e shitjes me shumicë të gazit arritën kulmin në gusht, disa vende të BE-së kërkuan masa të gjera, ndërsa disa, përfshirë Gjermaninë, mbetën skeptike për ndërhyrjen në çmimin e gazit.
Gjermania e mbështeti përfundimisht marrëveshjen, e cila pritet të përfshijë disa masa mbrojtëse për të garantuar sigurinë e furnizimit dhe stabilitetin e tregjeve financiare.
Berlini ishte në rrezik të mbivotimit pasi udhëheqësit e BE-së kërkuan që mosmarrëveshja të përfundonte të hënën.
Kompromisi bazohet në një propozim të Komisionit Evropian, i cili fillimisht u prit me kritika nga shumë vende anëtare, sepse kushtet e propozuara nga komisioni për të shkaktuar kufirin u konsideruan shumë të rrepta
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?