Lajme
Rriten infeksionet në Gjermani
Numri i njerëzve në Gjermani që janë duke vuajtur nga ndonjë lloj infeksione apo sëmundje ka mbërritur dimensione të tilla, të cilat presidenti i Shoqatës gjermane për Kujdesin Intensiv dhe Emergjencat, Christian Karagiannidis, i përshkruan si “historike”.
“Aktualisht, jemi duke luftuar shumë sëmundje, gripin sezonal, sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, plus emergjencat e zakonshme. Përveç numrit të lartë të pacientëve, spitalet e Gjermanisë, ndërkohë, po përballen edhe me mungesa ilaçesh”, tha Christian Karagiannidis.
“Duhet të fillojmë të shohim mundësitë për të dalë nga kjo situatë. Ndoshta duhet të diskutojmë edhe nevojën për kapacitete prodhuese vendase për mjekimin esencial në nivel kombëtar”, shtoi më tej ai.
Edhe pse një gjë e tillë është e kushtueshme, siç pohon mjeku, është shqetësues fakti që një shtet si Gjermania duhet të përballet me mungesa të tilla. Ministri i Shëndetësisë për Banarinë, Klaus Holetschek, i kërkoi qeverisë federale mbajtjen e një takimi urgjent përpara festave, për gjetjen e një zgjidhjeje, përpjekje këto në të cilat të përfshihet dhe sektori i shëndetësisë e industria e medikamenteve./tch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun