Muzikë

Shkelzen Doli nderohet me një titull të lartë nga Presidenti Van der Bellen

"Një vizitë shumë e veçantë në Kancelarinë Presidenciale Hofburg të Vjenës, për t’u nderuar me titullin „DEKORATË NDERI PËR MERITA NË SHËRBIM TË REPUBLIKËS SË AUSTRISË“ nga Presidenti austriak Dr. Alexander Van der Bellen"

Violinisti i shquar shqiptar, Shkelzen Doli, pjesëtar i Filarmonisë famoze të Vjenës, ka marrë sot edhe një vlerësim të lartë për punën e tij, shkruan albinfo.at.

Në një pritje te Presidenti i Austrisë, ai është nderuar nga njeriu më i lartë i vendit me një dekoratë shumë të çmuar.

Në vazhdim, postimi i Dolit lidhur me dekoratën që mori nga Van der Bellen.

“Një vizitë shumë e veçantë në Kancelarinë Presidenciale Hofburg të Vjenës, për t’u nderuar me titullin „DEKORATË NDERI PËR MERITA NË SHËRBIM TË REPUBLIKËS SË AUSTRISË“ nga Presidenti austriak, Dr. Alexander Van der Bellen. Ndjehem i privilegjuar dhe shumë mirënjohës”.

Krahas punës si violinist i Filarmonisë, mbase më të njohur të botës, Shkelzen Doli njihet edhe për aktivitetet e tij të shumta muzikore në lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, duke dëshmuar tashmë sa herë interesimin e tij për vendin ku ka rrënjët.