Ekonomi

Recesioni gjerman do të jetë më i ‘butë’ se sa pritej

Recesioni i Gjermanisë do të jetë më i butë se sa pritej, me ekonominë që pritet të tkurret me 0.1 për qind në 2023-ën, krahasuar me një parashikim të mëparshëm për tkurrje me 0.3 për qind, tha të mërkurën instituti ekonomik Ifo.

Ekonomia pritet të rritet me 1.8 për qind në 2022 krahasuar me një parashikim të mëparshëm prej 1.6 për qind. Inflacioni shihet në 7.8 për qind këtë vit, 6.4 për qind vitin e ardhshëm dhe 2.8 për qind në vitin 2024, tha Ifo në një deklaratë.

Rritja ekonomike pritet të rikthehet në 1.6 për qind në vitin 2024.

“Në dy tremujorët e gjashtëmujorit dimëror 2022/23, produkti i brendshëm bruto tkurret, por më pas rritet përsëri”, tha kreu i parashikimeve të Ifo, Timo Wollmershaeuser, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.