Lajme

BAG: 11% më pak infeksione të reja gjatë javës së fundit

1218 persona aktualisht po trajtohen në spital për Covid-19. Kjo është 1 për qind më pak se në javën e kaluar

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 16,362 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin korona gjatë javës së fundit.

Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 2373 që është 11 për qind më pak se në javën e kaluar. Incidenca 14-ditore aktualisht është 418.55.

BAG raporton 357 shtrime të reja në spital, mesatarja 14-ditore është 44 shtrime në ditë. 1218 persona aktualisht po trajtohen në spital për Covid-19. Kjo është 1 për qind më pak se në javën e kaluar.

Aktualisht janë 61 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv ose 27 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar.

BAG raporton 21 raste të reja të vdekjes nga koronavirusi.