Shqiperia

Rritet paga mesatare në Shqipëri

Aq e madhe është nevoja për të mbajtur punonjësit, saqë rritja e pagave në një vit është më e lartë se sa nga viti 2018 deri në vitin 2021 marrë së bashku

Bëhet fjalë për 61,613 lekë. Në këtë nivel llogaritet paga mesatare bruto në Shqipëri, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT. Në kulmin e krizës, një shqiptar mesatar paguhet 9.2% më shumë se një vit më parë, për një diferencë prej 5,178 lekësh, përcjell albinfo.ch.

Ndryshe nga më parë, presioni për rroga më të larta vjen nga sektori privat dhe jo nga administrata. Aq e madhe është nevoja për të mbajtur punonjësit, saqë rritja e pagave në një vit është më e lartë se sa nga viti 2018 deri në vitin 2021 marrë së bashku.

Në përqindje, rritja më e madhe e pagave ka ndodhur në sektorët e paguar më pak në vend, si bujqësia, tregtia, ndërtimi dhe industria, nga 11 deri në 15,7%, mesatarisht me 5,700 lekë më shumë se një vit më parë.