Lajme
Studim: Një orë vrap shton 7 orë jetë
Vrapimi është një mënyrë e thjeshtë dhe efikase për t’u stërvitur: gjithçka ju duhet janë vetëm një palë atlete të mira. Është treguar që vrapi mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit, duke mbajtur nën kontroll peshën dhe tensionin e gjakut.
Një studim i fundit, i publikuar tek revista “Progresi në Sëmundjet Kardiovaskualre” muajin e kaluar, ka zbuluar se njerëzit të cilët priren të bëjnë vrap jetojnë 3 vjet më gjatë se ata që nuk e ushtrojnë këtë lloj sporti.
Hulumtuesit shkencorë, të cilët kanë bërë edhe më parë hulumtime mbi përfitimet e vrapimit në shëndet, vendosën të hulumtojnë nëse format e tjera të stërvitjes, si ecja apo ngasja e biçikletës, sigurojnë të njëjtat përfitimet, ose nëse vrapuesit kanë ndonjë avantazh special.
Ata zbuluan se këto forma të stërvitjes kanë një farë lidhje me jetëgjatësinë, por jo në të njëjtin nivel si vrapimi. Nga studimet e kryera, ekspertët zbuluan se një orë vrap në ditë mund të përkthehet në 7 orë të shtuara në jetën e një njeriu. Ekspertët rekomandojnë që çdo njeri të bëjë 4 orë vrap në javë.
Vrapuesit priren të ndjekin një mënyrë jetese të shëndetshme, nuk janë përdorues të duhanit, alkoolin e pinë në sasi të moderuar etj.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun