Futboll
Boufal, dorë për dore me nënën, drejt gjysmëfinales së Botërorit
Ndërsa ekipi po festonte, Sofiane Boufal ftoi nënën e tij të hynte në fushë, për të kërcyer me gëzim para syve të publikut botëror, për të festuar fitoren
“Mami, kur të rritem, dua të bëhem yll futbolli!”, cila nënë nuk e njeh këtë fjali?
Sapo djali i saj fillon të mbajë për herë të parë një top futbolli në duar, sytë e tij ndriçues tashmë shohin drejt Kupës së Botës së futbollit. Sofiane Boufal po e përjeton këtë ëndërr dhe feston triumfin 1-0 të kombëtares së Marokut në stadiumin e futbollit të Katarit me nënën e tij.
Fitorja e bujshme 1-0 ndaj Portugalisë ndihmoi kombëtaren marokene të arrijë një sukses historik në historinë e Kupës së Botës, shkruan albinfo.ch. Entuziazmi i jashtëzakonshëm ka pushtuar të gjithë stadiumin, prezantuesit live të futbollit nga e gjithë bota nuk mund të mos mahniteshin. Dhe, ndërsa ekipi ishte i gëzuar pa masë, Sofiane Boufal ftoi nënën e tij të hynte në fushë, për të kërcyer me gëzim para syve të publikut botëror, për të festuar fitoren e tij! Ky duhet të jetë një nga ato momente që ne shikuesit do ta kujtojmë gjithmonë edhe pas Kupës së Botës 2022.
Duke iu referuar watson.ch mësojmë se Boufal (29) ka lindur në Paris, ku është rritur me nënën dhe dy vëllezërit e motrat. Babai i tij qe larguar nga familja, kur lojtari i sotëm i kombëtares ishte tre vjeç, por nëna e Boufal ka shoqëruar të birin hap pas hapi në rrugën e tij të gjatë për t’u bërë yll futbolli, deri në kërcimin legjendar të gëzimit në Botërorin 2022.
https://cdn.jwplayer.com/previews/ROb78S3e
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor