Kosova
Zana Avdiu për gazetën zvicerane: “Pas kërcënimeve që mora, jam nën mbrojtje policore”
Në ditët në vijim, qarkullimi në faqen e Zana Avdius në Facebook u rrit me më shumë se 700 për qind. Ajo mori 11,000 komente; në ato më të padëmshmet ajo akuzohet se është paguar nga serbët
Rasti i fushatës së sharjeve dhe kercënimeve, të cilës po i nënshtrohet feministja dhe gazetarja Zana Avdiu pas etiketimit të Granit Xhakës si “rrugaç”, po bën jehonë të madhe në mediat në gjuhën gjermane dhe, për shkaqe të kuptueshme, veçanërisht në ato zvicerane.
Kështu, gazeta e së dielës “SonntagsZeitung” (botim javor i grupit medial rreth gazetës Tages Anzeiger) ka publikuar sot një intervistë të zgjeruar me Zana Avdiun dhe krahas kësaj, edhe një analizë rreth “Rastit Xhaka”.
“Zana Avdiu, feministja (sipas gazetës) më e shquar e Kosovës, nuk e miratoi gjestin e Granit Xhakës gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi. Si rezultat, babai i Xhakës kërcënoi atë drejtpërdrejt në televizion – dhe që atëherë ajo ka nevojë për mbrojtje nga policia”, shkruan gazeta, transmeton albinfo.ch.
Zana Avdiu javën e kaluar ishte personi më i komentuar në Kosovë. Në një postim në Facebook, Avdiu, një feministe dhe aktiviste e njohur për të drejtat e njeriut, kishte akuzuar Xhakën si “rrugaç” dhe se, sipas saj ai po bëhej një pasqyrë e keqe për vendin e origjinës me një gjest kaq të ulët. Në vazhdim ajo i pyeti bashkatdhetarët e saj: “Çfarë thotë kjo për shoqërinë tonë kur ne kemi brohoritur për diçka të tillë prej ditësh?”.
Po atë mbrëmje, ajo ishte i ftuar në emisionin sportiv T7, ku u diskutua edhe për ngjarjen. Avdiu veç që ishte gruaja e vetme në grupin e meshkujve, edhe i qëndroi fort mendimit të saj. Më pas emisionit i është bashkuar me telefon edhe babai i Granit Xhakës, Ragip Xhaka.
Siç shihet në video, ai ka akuzuar Zana Avdiun se ajo ka fyer atë, djalin e tij, madje edhe të gjithë familjen Xhaka. Në fund ai e paralajmëroi se duhet “të ketë kujdes” se çfarë shkruan për familjen Xhaka… Sepse ju nuk e njihni familjen Xhaka”.
Në ditët në vijim, qarkullimi në faqen e Zana Avdius në Facebook u rrit me më shumë se 700 për qind. Ajo mori 11,000 komente; në ato më të padëmshmet ajo akuzohet se është paguar nga serbët. Më pak të padëmshmet janë qartësisht në shumicë dhe në to, pa përjashtim, burrat përshkruajnë fantazitë e tyre ndonjëherë të dhunshme që duan t`i jetësojnë mbi të. Zana Avdiu tani është nën mbrojtjen e policisë dhe disa persona janë arrestuar.
“Granit Xhakën nuk e njoh. Dhe personalisht nuk kam asgjë kundër tij. Por unë kam diçka kundër këtij gjesti sepse është gjest seksist. E jam po ashtu kundër faktit që një pjesë e madhe e shoqërisë kosovare e aprovon këtë gjest, madje edhe e duartrokit”, shpreh ajo shqetësimin e saj.
E pyetur se për çfarë arsyeje e shqetëson atë ky gjest, Avdiu përgjigjet se gjesti simbolizon dhunën seksuale dhe krenarinë dhe fuqinë që ndiejnë meshkujt për shkak të penisit të tyre. Nuk bëhet fjalë për Granit Xhakën. Bëhet fjalë për fenomenin prapa të cilit mbështetet një qëndrim dhe kjo ka pasoja, si përdhunimi, pe¨rcjell albinfo.ch. Ose se fetuset femra abortohen në numër të madh sepse vajzat konsiderohen më pak të vlefshme. Kjo mënyrë e të menduarit dhe dhuna ndaj grave është e përhapur dhe e pranuar gjerësisht në Kosovë – 68 përqind e grave kosovare përjetojnë dhunë, duke përfshirë edhe shumë nga mike të mia. Unë reagova ndaj kësaj me kritikat e mia.
Ndërsa duke folur për reagimin e Ragip Xhakës ajo thotë se ky reagim është i pakuptueshëm. As ai nuk duket se e kupton se çfarë po ndodh. Gjithashtu, edhe familja ime ka vuajtur gjatë luftës. Por unë jam një grua e re dhe një feministe, ai është një burrë dhe babai i një futbollisti të pasur. Ai mendon se pozicioni i tij i jep të drejtën të sillet kështu ndaj meje. Zoti Xhaka, i cili e ka përjetuar luftën nga larg në Zvicër, dëshiron të më shpjegojë mua, që e kam përjetuar luftën në Kosovë me gjithë brutalitetin e saj, çfarë do të thotë apo çfarë shkakton lufta.
E pyetur nëse ka frikë nga e gjithë kjo, Zana Avdiu thotë: “kam nevojë për mbrojtje nga policia. Nuk kam dalë jashtë që nga mbrëmja e së dielës – diapazoni im i lëvizjes është aq i kufizuar sa shkoj vetëm në punë dhe më pas shkoj në shtëpi menjëherë pas kësaj. Mijëra e mijëra mesazhe seksiste vërshuan në rrjetet e mia sociale, jo vetëm nga Kosova por nga mbarë Evropa. Deri tani janë 11,000; përfshirë shumë kërcënime konkrete ndaj meje dhe familjes sime, është prekur edhe avokati im, transmeton albinfo.ch. Thonë të vritem, të emigroj në Serbi, të përdhunohem. Për 200 raste tashmë kam ushtruar ankesë. Kanë ndodhur disa arrestime.
Duke folur për kërcënuesit ajo thotëse shumë nga ta “nuk e bëjnë as në mënyrë anonime, por ndihen aq në të drejtën e tyre sa më kërcënojnë me dhunë seksuale në profilin e tyre real në Facebook”.
Më tutje, e intervistuara flet se gjatë luftës së Kosovës janë dhunuar 20 mijë gra. “Kërcënimi për të bërë të njëjtën gjë ndaj nënave, motrave ose partnerëve përjetëson pabarazinë gjinore: burri mburret për këtë, gruaja e çnderon.
Diskursin e dhunës ndaj grave ajo e shpjegon kështu: Pas luftës së Kosovës, gjërat ndryshuan rrënjësisht për gratë. Vendet perëndimore dhe OJQ-të ngritën ndërgjegjësimin për barazinë e garve dhe kështu gratë filluan të luftojnë për të drejtat e tyre, transmeton albinfo.ch. Emancipimi më i madh i vajzave dhe i grave krahasuar me burrat është reflektuar në divorcet dhe ndarjet në çift, të cilat po rriten çdo vit. Ndjenja e humbjes së pushtetit i bën shumë meshkuj agresivë: kjo shihet nga fakti se numri i përdhunimeve dhe vrasjeve të grave është rritur. Por: Rezistenca gjithashtu është rritur ndjeshëm.
Gazetarja në vazhdim pyet: “Në Zvicër ka një diasporë të madhe shqiptare – fakti që një imazh konservator i grave shpesh dominon në këtë komunitet, nuk trajtohet sepse njerëzit (zviceranët) nuk duan të akuzohen për racizëm. Si të trajtohet ky problem?
Ne në Kosovë kemi disa vite që merremi me diasporën shqiptare, sepse besojmë se në disa vende, në mënyrë paradoksale, barazia gjinore në mesin e tyre është edhe më e keqe se sa për shembull, në Prishtinë. Të kritikosh një kulturë ku djemtë janë gjithçka dhe vajzat asgjë, nuk është raciste. Përkundrazi, kjo kritikë është e nevojshme për t’u garantuar grave të drejtat dhe lirinë e tyre.
Në fund, Zana Avdiu thotë se lufta e ka bërë feministe dhe këtë e shpjegon në vijim, përcjell albinfo.ch. “Si fëmijë pyesja veten: Nëse ne si shqiptarë duam liri dhe barazi – pse kjo duhet të vlejë vetëm për djemtë dhe burrat, por jo dhe për vajzat dhe gratë? Dhe nëse kjo është arritur në vende të tjera, pse jo edhe në Kosovë?”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës