Lajme
Landi gjerman që hoqi obligimin e bartjes së maskave në transportin publik
Autoritetet bavareze kanë hequr rregullin për mbajtjen e maskave mbrojtëse në transportin publik, më shumë se dy vjet pas prezantimit të rregullores për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Vendimi për të lehtësuar rregullin që nga e shtuna u mor nga qeveria e landit, pasi zyrtarët konfirmuan se spitalet aktualisht po trajtojnë më shpesh sëmundje të tjera virale sesa Covid-19.
Në landin e Saksonisë-Anhalt, detyrimi për të mbajtur maska në transportin publik u hoq të enjten, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Shëndetësisë i Bavarisë, Klaus Holetschek, tha se Akti Federal për Mbrojtjen e Infeksionit nuk parashikonte detyrimin për vendosjen e maskave për të luftuar patogjenët e rregullt sezonal si gripi.
Rregullorja e re do të zbatohet deri më 20 janar 2023.
Lehtësimi i rregullave të Covid-19 në Bavari nuk e ndryshon faktin që banorëve u kërkohet ende të mbajnë maska në transportin në distanca të gjata, një rregull i vendosur në mbarë vendin, në bazë të ligjit federal
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun