Kosova
Shqipëria finalizoi marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Kroacinë dhe Zvicrën
Shqipëria dhe Kroacia kanë finalizuar me sukses marrëveshjen kuadër dhe atë administrative për njohjen e pensioneve të qytetarëve në të dy vendet, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën të ditur se marrëveshja në fushën e sigurimeve shoqërore u nënshkrua në Kroaci.
Delegacioni shqiptar u kryesua nga zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani, ndërsa delegacioni kroat u kryesua nga Melita Čičak, drejtor i Sistemit të Pensioneve.
Rreth 3 mijë shtetas shqiptarë do të përfitojnë nga kjo marrëveshje, e cila do të hyjë në fuqi pasi të ratifikohet nga parlamentet respektive.
Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve shqiptarë, me qëllim që puna e tyre të njihet dhe të garantohet me ligj.
Para dy ditësh Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti.
Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili falënderoi qeverinë zvicerane, parlamentarët zviceranë dhe ekipet teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike”.
Po ashtu, Rama informoi se Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i premtoi pardje në Tiranë se shumë shpejt do të votohet në Parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë.
Marrëveshja e miratuar sot u mundëson qytetarëve që të marrin pensione edhe kur jetojnë jashtë vendit, ndërsa të dy qeveritë do të kenë një bashkëpunim më të mirë në parandalimin e mashtrimeve dhe abuzimeve me sigurimet shoqërore.
Ajo gjithashtu lehtëson lëvizshmërinë e qytetarëve zviceranë dhe shqiptarë dhe i mbron ata nga kontributet e dyfishta të sigurimeve shoqërore.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi, përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Punëdhënësit publikë nuk mund të favorizojnë kandidatët zviceranë në raport me të huajt Në përgjigje të mocionit të deputetit Piero Marchesi nga Partia Popullore Zvicerane, i cili i kërkoi...
-
Zvicër: Tri modele të reja të trenave do të fillojnë të qarkullojnë nga viti 2026
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta