Lajme
Andri Silberschmidt: “Po” marrëveshjes së sigurimeve shoqërore me Shqipërinë
Pensionistët që vendosnin ta kalonin moshën e pensionimit në Shqipëri deri tani nuk merrnin përfitimet përkatëse. Arsyeja për këtë: Zvicra nuk kishte ende një marrëveshje për sigurimet shoqërore me Shqipërinë
“Të gjithë ata që paguajnë në ndonjë skemë të sigurimeve shoqërore duhet të marrin gjithashtu përfitimet përkatëse kur të dalin në pension. Kjo nuk është gjë tjetër veçse e drejtë!
Megjithatë, pensionistët që vendosnin ta kalonin moshën e pensionimit në Shqipëri deri tani nuk merrnin përfitimet përkatëse. Arsyeja për këtë: Zvicra nuk kishte ende një marrëveshje për sigurimet shoqërore me Shqipërinë”, shkruan deputeti liberal (FDP) Andri Silberschmidt, në një postim të tij në mediat sociale.
“Prandaj është aq më shumë kënaqësi që Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka ratifikuar një marrëveshje të tillë, transmeton albinfo.ch. Përveç faktit që kjo siguron pagesën e pensioneve jashtë vendit dhe shmang ngarkesat e dyfishta, kjo krijon edhe bazën për të luftuar abuzimet”, përfundon Silberschmidt.
Shqipëria kishte kërkuar nga Zvicra një gjë të tillë pesë vjet më parë, transmeton albinfo.ch. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, lidhja e marrëveshjes ishte vonuar.
Qeveria federale pret gjithashtu që pagesa e pensioneve jashtë vendit të shtyjë një numër shqiptarësh të largohen nga Zvicra. Kjo mund të çojë në kursime, sepse këta njerëz nuk mund të marrin më përfitime suplementare, reduktime të primeve apo asistencë sociale, për shembull.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve