Bota
Kroacia, nga viti 2023 hyn në zonën Shengen
Ndryshe nga Kroacia, Rumania dhe Bullgaria edhe pse janë anëtare të BE-së, nuk do të përfshihen në zonën Shengen
Nga viti i ardhshëm, më 1 janar 2023 edhe Kroacia do të jetë pjesë e zonës Shengen. Si rezultat i kësaj, kontrollet e pasaportave në kufijtë kombëtarë me vendet e tjera të Shengenit në përgjithësi do të eliminohen, transmeton albinfo.ch. Kjo vlen edhe për kontrollet në aeroporte.
Ministrat përgjegjës të 26 vendeve evropiane kanë miratuar sot në mbledhjen e tyre të përbashkët pranimin e Kroacisë në zonën Shengen. Zvicra është një nga këto vende, shkruan srf.ch.
Ndryshe nga Kroacia, Rumania dhe Bullgaria edhe pse janë anëtare të BE-së, nuk do të përfshihen në zonën Shengen. Pranimi i tyre në zonën Shengen u bllokua kryesisht nga Austria. Të dy vendet janë në pritje të pranimit në këtë zonë që nga viti 2011.
Në të njëjtën kohë, pra, me fillimin e vitit 2023, Kroacia do ta marrë euron si mjet pagese.
Zona Shengen aktualisht përfshin 22 vende të BE-së, si dhe Norvegjinë, Lihtenshtajnin, Islandën dhe Zvicrën, transmeton albinfo.ch. Zakonisht nuk ka kontrolle të palëvizshme kufitare në kufijtë e brendshëm ndërmjet këtyre vendeve. Kjo e bën atë zonën më të madhe në botë të lirisë për të udhëtuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus Rrugët e qytetit të vjetër të Aaraut do të jenë plotësisht të lira nga trafiku i...
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’