Shqipëria
Shqipërisë, 80 mln euro nga 1 mld eurot e BE-së
Asgjë nga fondi i investimeve për energjinë
Bëhet e ditur se Bashkimi Europian akordoi në samitin e Tiranës të mbajtur pak ditë më parë një paketë ndihme për energjinë me vlerë 1 miliard euro për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Serbinë, Bosnjën, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e Zi, përcjell albinfo.ch.
Sipas deklaratës zyrtare që lëshoi Brukseli menjëherë pas takimit paketa synon në adresimin e nevojave të menjëhershme, afatshkurtra dhe afatmesme në Ballkanin Perëndimor, në kontekstin e krizës së vazhdueshme energjetike.
Me këtë mbështetje Komisioni Europian synon të ndihmojë partnerët e Ballkanit Perëndimor që të ulin varësinë nga lëndët djegëse fosile ruse, dekarbonizimi dhe të përmirësojnë sigurinë energjetike. Nga granti 500 milionë euro Shqipëria përfiton 80 milionë euro.
Pjesa e dytë e paketës prej 500 milionë eurosh do të ndahet në tri drejtime, 170 mln euro investime (në të cilat Shqipëria nuk është kualifikuar me asnjë projekt), 100 milionë euro për efiçencën e energjisë dhe 230 milionë euro garanci për sektorin privat.
Gjysma e parë 500 mln grant, Shqipëria merr 80 mln euro
Paketa për energjinë është e ndarë në dy pjesë, 500 milionë euro grant për të përballuar emergjencën që ka krijuar lufta në Ukrainë në tregun e energjisë dhe 500 milionë euro të tjera do të jepen për financimin e projekteve, në të cilat Shqipëria nuk është përfituese.
Nga 500 milionë eurot grant, Serbia është përfituesi më i madh me 165 milionë euro, Shqipëria me 80 milonë euro, Maqedonia me 80 milionë euro, Kosova me 75 milionë euro, Bonja 70 milionë euro dhe Mali i Zi me 30 milionë euro. Këto fonde do të ndihmojnë në zbutjen e ndikimit të çmimeve të larta të energjisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Mbrojtjen e familjeve në nevojë nga rritja e çmimeve. 90% e këtyre shumave do të alokohen nga janari 2023.
Gjysma e dytë 500 mln euro, 170 mln euro investime, Shqipëria nuk përfiton
Në gjysmën e dytë të paketës, prej 500 milionë eurosh rreth 170 milionë euro do të alokohen për investime në sektorin rajonal të energjisë. Në këtë paketë Shqipëria nuk ka asnjë projekt.
Përfituesit kryesorë janë Kosova, Serbia dhe Maqedonia. Komisioni Europian njoftoi se kjo paketë do të gjenerojë investime që shkojnë gjithsej në 1.4 miliardë euro, ku 419 milionë euro do të mbulohen me garancitë e BE-së.
Projekti i parë është impianti totovoltaik në Kosovë, me një investim gjithsej 104.7 milionë euro, ku BE do të mbulojë 33.1 milionë euro, dhe pjesa tjetër me kredi nga Bankat e Zhvillimit. Punimet në këtë impiant do të përfundojnë në vitin 2027, që synon të prodhojë 110.1 MW.
Projekti i dytë është Solar Kosova, që synon ngrohjen Qendrore në Prishtinë. Në këtë projekt granti i BE-së do të mbulojë 31.6 milionë euro, ndërsa i gjithë invetsimi kushton 77 milionë euro dhe përfundon në vitin 2027.
Projekti i tretë është “Rehabilitimi i Gjashtë Hidrocentraleve” Faza 3, në Maqedoni. Granti i BE-së në këtë projekt është 11.2 milion euro, teksa e gjithë vlera e investimit është vlerësuar me 36.4 milionë euro. Projekti përfundon në vitin 2025. investimet do të zgjasin jetëgjatësinë e impianteve dhe do të rrisin kapacitetin e tyre gjenerues me 13.5 MW.
Projekti i katërt është parku i prodhimit të energjisë nga Era në Maqedoninë e Veriut në Bogdanc. Granti i BE -së në këtë projekt është 9.3 milionë euro dhe e gjithë kosto e invetsimit vlerësohet 30.4 milionë euro. Projekti përfundon në vitin 2025 me kapacitet të instaluar 36.8 MW. Në total do të furnizohen mbi 22,000 familje me energji elektrike.
Projekti i pestë është rindërtimi i hidrocentralit të Vlasinës, ku BE do të kontribuojë me një grant 16.1 milionë euro, teksa kosto e përgjithshme e investimit është 77,9 milionë euro.
Ky projekt do të zëvendësojë të gjitha njësitë gjeneruese, sistemet elektromekanike dhe hidromekanike dhe pajisjet e kontrollit. Këto investime do të sigurojnë një funksionim e sigurt të kaskadës gjatë 30 viteve të ardhshme, me një prodhim prej 136 MW. Do të plotësohet kërkesa për energji e 93,000 familjeve.
Projekti i gjashtë është parku i prodhimit të energjisë nga era në Kostolac të Serbisë. Në këtë projekt që kushton gjithsej 145 milionë euro Granti i BE-së është 31.2 milionë euro. Ky projekt do të instalojë një një prodhim 66 MW të mjaftueshme për 45,000 familje.
100 mln euro për eficencën rajonale të energjisë
Nga gjysma e dytë e grantit 500 mln euro, 100 milionë euro do të përdoren për të nxitur projekte që kanë të bëjnë me eficencën e energjisë. Kjo shumë ende nuk ka ndarje rajonale sipas shteteve por do të përdoret për projekte që nxisin kursimin e energjisë, reduktimin e ndotjes nga prodhimi i energjisë dhe përmirësimin e standardeve të jetesës që kanë të bëjnë me eficencën e energjisë.
230 mln euro garanci për sektorin privat, nuk ka ndarje sipas shteteve
Nga gjysma e dytë e paketës së energjisë prej 500 milionë eurosh, 230 mln euro do të përdoren si garanci për sektorin privat. Përfituesit do të jenë SME, të cilat do të mbështetën financiarisht nga BE për prodhimin e energjisë së pastër. Ky grant do të shpërndahet nëpërmjet 6 thirrjeve dhe do të ndahet në bazë të kritereve që do të plotësojnë bizneset e në gjithë rajonin.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Punëdhënësit publikë nuk mund të favorizojnë kandidatët zviceranë në raport me të huajt Në përgjigje të mocionit të deputetit Piero Marchesi nga Partia Popullore Zvicerane, i cili i kërkoi...
-
Zvicër: Tri modele të reja të trenave do të fillojnë të qarkullojnë nga viti 2026
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta