Lajme
Evropë: Sektori i bujqësisë u nënshtrohet kontrolleve të rrepta
Pavarësisht se jemi përballë një krize, e cila kërcënon të dërgojë qindra-mijëra vetë drejt urisë, në Europë disa politika të reja po i detyrojnë qytetarët të dalin në protesta masive.
Edhe pse lufta në Ukrainë është kthyer në një shqetësim global, duket se për disa politikanë europianë, lufta kundër ngrohjes globale dhe uljes së emetimeve të karbonit mbetet ende objektivi kryesor.
Holanda është prodhuesi dhe eksportuesi i dytë më i madh në botë i produkteve bujqësore, me eksporte të vlerësuara prej $111 miliardë dollarë vetëm në vitin 2021. Por, sipas raporteve të ndryshme, gjedhët dhe plehu kimik janë burimet kryesore të emetimeve të azotit.
Si pasojë, qeveria holandeze po kërcënon të mbyllë pothuajse 3,000 ferma në përpjekje për të përmbushur objektivat e ashpra të BE-së për emetimet e gazeve serrë.
Objektivat diktojnë që Holanda duhet të përgjysmojë emetimet e oksidit të azotit dhe amoniakut deri në vitin 2030.
Për të përmbushur këtë, qeveria holandeze do të përdorë një program të dedikuar prej 22 miliardë eurosh për të blerë bizneset e fermave me më shumë se 100% të vlerës së tyre.
Në një ultimatum të ashpër për fermerët, ministrja e azotit, Christianne van der Wal, paralajmëroi se “nuk ka ofertë më të mirë”.
Nëse fermerët e shpërfillin ofertën, qeveria holandeze do të fillojë një program blerjesh të detyruara vitin e ardhshëm.
Fermerët kanë reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, duke dalë në protestë dhe vendosur barrikada në rrugë, duke vënë në zjarr kashtë, duke shpërndarë llumë nëpër rrugë apo edhe lëshuar fishekzjarrë.
Në disa zona, deri në 40,000 protestues kanë zbritur në qytete dhe kanë luftuar me policinë në beteja të dhunshme dhe të vazhdueshme.
Në protestat të tjera ata kanë bllokuar autostradat me kolona traktorësh të cilët janë përplasur me makinat e policisë holandeze.
Kundërargumenti
Një nga grupet pas protestave, i njohur si Forca e Mbrojtjes së Fermerëve (FDF), është zotuar të vazhdojë me fushatën kundër politikave të reja.
Fermerët po përdorin gjithashtu kanale politike dhe kanë vendosur kandidatë alternativë në zgjedhje për të larguar deputetin e tyre në detyrë.
Ndërkohë, sindikata kryesore e bujqësisë LTO Nederland ka bërë presion që politika të rrëzohet sa më parë.
Sindikata argumentoi se sektori i ushqimit holandez po veçohej nga qeveria, ndërsa sektorët e tjerë që janë ndotës shumë më të mëdhenj po përballen me kontrolle më të vogla.
Sipas tyre, në ndryshim nga masat drakoniane të bujqësisë, ndotësve industrialë do t’u ofrohet një regjim lejesh shumë më i lehtë dhe më pak i rreptë.
Sipas një raporti të gazetës holandeze De Telegraaf, sistemi i lejeve i konsideruar për kompanitë e mëdha të naftës, aviacionit dhe çelikut do të rivlerësohet pas 12 muajsh.
Edhe në Gjermani, politika të ngjashme po prekin fermerët gjermanë, të cilëve u është kërkuar të përdorin 20% më pak pleh nitrat – i cili sipas qeverisë është aktualisht në nivele problematike, gjë që ndikon në ngrohjen globale dhe ndryshimet klimaterike.
Por, ky lloj plehu është tejet esencial në industrinë bujqësore. Erich Gussen, nënkryetar i Shoqatës Bujqësore Rhenish, paralajmëroi se rregulloret e reja do të nënkuptojnë një cilësi më të ulët të të korrave që do të rezultojë edhe në humbje të mëdha për fermerët.
“Ka një indinjatë të madhe mes fermerëve, gjë që na shqetëson vërtet!”, tha ai për gazetën gjermane Bild të enjten.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?