Lajme
Shkolla Shqipe: Festë e Madhe në Bernë të Zvicrës
"Shkolla Shqipe” në Zvicër, edhe kësaj radhe me manifestimin shkollor në Bernë
Të dielën, më 4 dhjetor 2022, Shkolla Shqipe në Zvicër zhvilloi manifestimin qendror në Bernë. E vogël ishte salla për t`i zënë të gjithë ata nxënës, të cilët kishin ardhur me prindërit e tyre të festojnë në manifestimin shkollor kushtuar ditëlindjes së pavarësisë së Shqipërisë.
“Shkolla Shqipe në Zvicër edhe kësaj radhe me manifestimin shkollor në Bernë, manifestim i cili u organizua me rastin e 28 Nëntorit, dëshmoi se përpjekjet dhe angazhimet e mësuesve së bashku me nxënësit janë vlerë e shtuar apo thënë më shkurt vlerë kombëtare, që kërkon më tepër kujdes për punën në shërbim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës kombëtare te fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë. Edhe pse me rastin e festës ishin organizuar manifestime në të gjitha pikat shkollore ku zhvillohet mësimi “Shkolla Shqipe” në Zvicër organizoi edhe manifestimin qendror, në të cilin morën pjesë nxënësit e pikave shkollore të qytetit të Bernës, të përgatitura nga mësueset Boralda Kuçi – Leka, Shkëlzime Kurtaj dhe Majlinda Shaqirit, nxënësit e pikës shkollore Flamat, me mësuesin Sejdi Rexhepi, ato të shkollë shqipe në Langnau me mësuese Leonora Zoto, nxënësit e pikave shkollore Grenchen, Solothurn dhe Tavannes me mësuese Mirsime Muja, si dhe nxënësit e pikave shkollore Fällanden dhe Zyrih të mësueses Nora Macula.
Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë, znj. Elona Dushallari dhe asaj të Republikës së Kosovës në Bernë, znj. Fexhrije Blaku.
E bukura e gjithë këtij manifestimi ishte prezantimi i shkollave shqipe njëra pas tjetrës, që nganjëherë dukej si një garë e mrekullueshme, me qëllim që secili prej tyre të prezantohet sa më mirë. U fillua me nxënësit e Shkolla Shqipe në Langnau, pastaj nxënësit e shkollave shqipe në Bümplitz, Wittigkofen, të Bernës, shkollat Fällenden dhe Zyrih të kantonit të Zyrihut, shkollat Tavannes dhe Grenchen etj.
Ajo që u pa në këtë manifestim ishte puna dhe angazhimi i mësuesve nën drejtimin e organizatores së manifestimit shkollor, mësuese Boralda Kuçit, të cilët së bashku me nxënësit na dhanë një pamje të mrekullueshme organizimi.
Në fund të programit shkollor pjesëmarrësit i përshëndeti edhe koordinatori i Shkollës Shqipe, z. Vaxhid Sejdiu, i cili përgëzoi nxënësit për punën dhe angazhimin e tyre në këtë ditë festive, mysafirët, përfaqësuesit e ambasadave tona, falënderoi prindërit për bashkëpunimin si dhe kolegët, mësuesit për punën dhe përkushtimin që “Shkolla shqipe” të bëhet shembull i sukseseve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare, jo vetëm në Zvicër, por edhe në mbarë mërgatën shqiptare.
Për miqtë e “Shkollës Shqipe” shpërndau mirënjohjen për veprimtarin, biznesmenin dhe sponsorin gjeneral, i cili në vazhdimësi ka ndihmuar shkollat shqipe, z. Adem Osmanin, pastaj znj. Behide Hasanaj, e cila dallohet për angazhimin e saj në shërbim të aktiviteteve kulturore, grupin e valleve “Shqiponjat”, znj. Ramona Beadinin, si dhe u falënderuan vëllezërit Alimusaj, këngëtaret Drita dhe Ndue Qokaj dhe Shqipe Hasaj për bashkëpunimin, si dhe televizioni “Syri Tv”, i cili në vazhdimësi përcjell aktivitetet e shkollës shqipe. Të gjithë së bashku sot jemi bërë forcë në shërbim të rritës së shkollave shqipe kudo ku ka shqiptarë.
Manifestimi u mbyll me një apel drejtuar të gjithë prindërve shqiptarë. Me punën dhe përkushtimin tonë të përditshëm në shërbim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës kombëtare në mërgatë kemi fituar bashkudhëtarë, të cilët na u kanë bashkangjitur me qëllim që të hapim sa më shumë pika shkollore, me qëllim që fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë ta kenë mundësinë ta mësojnë gjuhën amtare. Prandaj u apelua te të gjithë prindërit që fëmijët e tyre t`i orientojnë drejt pikave shkollore, ku zhvillohet mësimi në gjuhën amtare.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha